Aktualitet

SPAK do hetojë 21 janarin? Flet Rajmonda Nika: Kemi besim tek SPAK

Rajmonda tha se ajo dhe familjarët e viktimave të 21 janarit kanë kallëzuar gjithë zinxhirin komandues duke nisur nga kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha dhe më pas të gjithë zinxhirin e Gardës.

k.m.
SPAK do hetojë 21 janarin? Flet Rajmonda Nika: Kemi besim tek SPAK
Rajmonda Nika

TIRANË- E veja e Aleks Nikës, Rajmonda është shprehur e lumtur për vendimin që është marrë sot nga Gjykata e Lartë, që dosjen e 21 janarit ta hetojë Prokuroria e Posaçme. Në prononcimin e saj të parë për mediat, fill pas seancës, Rajmonda tha se ajo dhe familjarët e viktimave të 21 janarit kanë kallëzuar gjithë zinxhirin komandues duke nisur nga kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha dhe më pas të gjithë zinxhirin e Gardës. Po ashtu, bëri me dije se në SPAK do të dorëzojnë edhe audion e plotë që kanë siguruar nga momenti i të shtënave në Bulevard. 

PRONONCIMI PËR MEDIAT: 

Mark Nika (xhaxhai): Kemi bërë përpjekjet që të gjykohet. Vendimet e saj janë përfundimtare, në mënyrë profesionale vendosën që çështja të hetohet nga SPAK. Për shkak se ka një vendim të Strasburgut.

Rajmonda Nika: E prisnim sepse e drejta gjithmonë fiton. Mundi ynë u shpërblye më në fund. Ne kemi kallëzuar gjithë zinxhirin, nga Sali Berisha deri në fund. SPAK është krijuar për të hetuar më të fuqishmit.

Ka disa audio, do i dorëzoni?

Rajmonda Nika: Këtë kemi pritur, vetëm atje.

Gjykata e Lartë vendosi sot ndryshimin e vendimit të Apelit duke ia kaluar SPAK-ut shqyrtimin e çështjes se 21 Janarit. Kështu pas vendimit të sotëm pritet që SPAK të regjistrojë çështjen dhe të caktojë edhe prokurorin që do të hetojë ngjarjen ku humbën jetën 4 protestues të Partisë Socialiste./ZËRI

Poll

MOS HUMB