Aktualitet

“21 janari jo krim i planifikuar”, SPAK refuzon kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës

Prokurori Alfred Shehu ka theksuar se 21 janari nuk është krim i planifikuar dhe në mënyrë që prokurori të ngrejë akuza duhet hetim i thelluar.

f.t
“21 janari jo krim i planifikuar”, SPAK refuzon kërkesën e
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar mospranimin e rekursit të bërë nga e veja e Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë më 21 janar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. SPAK vendosi që të dërgojë kallëzimin për kompetence lëndore në prokurorinë e Tiranës. Familjarët e kanë kundërshtuar vendimin e SPAK dhe kanë paraqitur ankim.

Ndërkohë avokati Idajet Beqiri, ka deklaruar se çështja është proceduariale dhe kërkon që SPAK të regjistrojë kallezimin, ku të prishen vendimet e të dyjave gjykatave dhe Gjykata e Lartë të urdhërojë rregjistrimin e procedimit penal. Prokurori, Alfred Shehu, i cili i është përgjigjur si përfaqësues i SPAK, ka theksuar se 21 janari nuk është krim i planifikuar dhe në mënyrë që prokurori të ngrejë akuza duhet hetim i thelluar.

Prokurori Alfred Shehu: Duhen të dhëna minimale për të nisur një procedim penal. Që prokurori të ngrejë akuzë duhet të zhvillojë një hetim të thelluar. Duke iu kthyer rekursit theksojmë se SPAK nuk ka rregjistruar kallëzim penal, por vetëm rregjistrim kallëzimi. Për shkak se prokuroria e Tiranës ka rregjistruar procedim penal dhe ka nisur hetimin për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Gjithashtu rezulton se nga përmbajtja e materialit kallëzues në lidhje me objektin e kallëzimit penal nuk rezulton të jenë identifikuar autorët të kësaj vepre penale, madje as emrat e subjekteve të Posaçëm. Pavarësisht ngjarjes së rëndë nuk rezulton që ngjarja të jetë kryer në formën e bashkëpunimi të vecantë që të jetë kopetencë e spak. Nga kërkuesja Rajmonda Nika trashëgimtare e Aleks Nikës kjo e drejtë duhej te ushtrohej nëse prokuroria që e ka nën hetim cështjen të merrte një vendim mos fillimi. Vendimet e Shkallës së Parë dhe asaj të Apelit duhet të lihen në fuqi. Kërkojmë nga Gjykata e lartë mospranimin e rekursit.

Poll

MOS HUMB