GJERMANI- Dy ditë pas vrasjes së boksierit nga Kosova në Gjermani, Besar Nimani janë publikuar edhe fotot e dy autorëve të dyshuar. Bëhet fjalë për shtetasit Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt. Sipas medias gjermane Presseportal, Prokuroria publike e Bielefeldit dhe policia po u kërkojnë ndihmë qytetarëve që të gjejnë dy 33-vjeçarët të dyshuar për vrasjen e boksierit, Besar Nimani. Më herët u zbulua se 3 personat e dyshuar si autorë të vrasjes janë një serb dhe dy kurdë. Personat e dyshuar për vrasjen e boksierit nga Mitrovica janë ende në arrati.
Boksieri shqiptar nga Kosova, Besar Nimani është ekzekutuar me 8 plumba në qytetin e Biefeldit në Gjermani. Lajmin për vdekjen e boksierit e ka konfirmuar edhe vëllai i tij, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjete sociale. Autorët e krimit gjithmonë sipas informacioneve të nius.de, me të kryer krimin kanë ikur me skuter në një drejtim të panjohur.
Mesa duket Besar Nimani kishte shkelur në qarqe të gabuara. I riu ishte arratisur nga Kosova për në Gjermanime prindërit në moshën 12-vjeçare, ku edhe kishte arritur që të integrohej mirë falë sportit. Si amator, ai fitoi 87 nga 98 luftime, kohë kur edhe u njoh kampionin botëror të WBO, Marco Huck (39). Si profesionist, ai ishte pothuajse i pathyeshëm, ishte një kampion ndërkombëtar i pamposhtur në IBF, si dhe kampion i Evropës në peshën e mesme të lehtë humbi vetëm një herë në karrierën e tij profesionale. /ZËRI