Aktualitet

"S'më zinte gjumi"/ Publikonte lajme për denigrimin e policëve, gazetari i penduar: Më duheshin para

Gazetari thotë se punën e ka pranuar se kishte nevojë për para.

f.t
"S'më zinte gjumi"/ Publikonte lajme për denigrimin e
Ervis Hasanaga

TIRANË- Gazetari Ervis Hasanaga, i arrestuar për lajme të rreme me qëllim denigrimin e drejtuesve të policisë, është shprehur i penduar në polici. Hasanaga thotë se punën e ka pranuar se kishte nevojë për para, ndërsa shprehet i penduar dhe se së fundmi kishte kuptuar rrezikshmërinë e asaj që bënte 

“Jam bërë pishman për këtë punë. E kuptova që ishte e rrezikshme, por më duheshin paratë. Duhet të kisha dyshuar në materialet që më jepnin ata, para se t’i publikoja, duhet të kisha bërë një verifikim. Kisha kohe që s’më zinte gjumi nga kjo. Jam penduar”,- ka thënë gazetari.

Ervis Hasanaga, gazetar u arrestua nga Policia e Tiranës me akuzën e falsifikimit kompjuterik, dy ditë pasi njësia e krimit kibernetik ishte vënë në lëvizje se një portal anonim ishte duke shpërndarë dizinformacion për disa nga zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit. Në pranga ka rënë edhe Regina Omeri, 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës, ndërsa në kërkim është shpallur Kreshnik Selimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB