Aktualitet

“S’më zë gjumi natën”/ Kërkonte drejtësi për të birin...vrasësit e Andi Malokut e kishin në shënjestër edhe të atin

Sipas SPAK, Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), Ramazan Rraja, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë planifikuar vrasjen e Genci Malokut.

k.m.
“S’më zë gjumi natën”/ Kërkonte
Andi dhe Genci Maloku

TIRANË- Genci Maloku ishte shënjestër të vrasësve që i morën jetën edhe të birit të tij në atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që kishin planifikuar vrasjen e ish-prokurorit, ku i vetmi viktimë mbeti shoferi i ish-prokurorit, 23-vjeçari Andi Maloku.

Sipas SPAK, Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), Ramazan Rraja, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë planifikuar vrasjen e Genci Malokut. Megjithatë ndaj tij duket se nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për ta ekzekutuar pas vrasjes të së birit. Arsyeja gjithashtu është e paqartë, por mund të jetë fakti që ai kërkonte drejtësi për të birin. 

Disa muaj pas ngjarjes ai i dërgoi letër autoriteteve shqiptare, institucioneve ndërkombëtare, Ambasadës Amerikane dhe Bashkimit Evropian duke pretenduar se nga ana e policisë së Durrësit nuk u mor asnjë masë për të parandaluar ikjen e autorëve.  

“Im bir 2 muaj pune si shofer i prokurorit Ndoj. Prokuroria ka videot e ngjarjes dhe nuk arreston atentatorin tjetër. Prokuroria të veprojë ndryshe do e marr vetë gjakun e tim biri. Edhe videon e nxora. Prokuroria të veprojë. I kërkova ndihmë deputetit dhe i thashë bëjë si fëmijën tim. Mu duk më i drejti nga ato e i kërkova ndihmë. Djali im nuk ka pasur konflikte, kishte 2 muaj punë. Kanë pasur gjithë respekt për djalin tim, ai ishte i vetëm dhe e donim të gjithë. Djalit kur ishte gjallë i kam thënë se ku po punon, por derisa ai punën po bënte. Më ka thënë të ishte gjë e keqe puna që kishte, do e kishin arrestuar. Arsyeja mund të jetë politike a ku di unë. Po të dojë shteti e kap direkt, kurse kjo ka 8 muaj që fëmija im nuk është më gjallë. Jam i shkatërruar totalisht,”- shprehej ai disa vite më parë. 

Mesa duket teksa një baba, kërkonte drejtësi për të birin, të njëjtët persona që ia morën jetën, kishin planifikuar që ta eliminionin edhe atë. Por se përse nuk u finalizua kurrë ky plan...kjo ende nuk është zbuluar.

Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja që me manovrat e tij i shpëtoi jetën ‘shefit’ gjatë atentatit të datës 1 nëntor, ndërroi jetë një javë pas ngjarjes në spitalin e Traumës. Maloku mori dy plumba, një në shtyllë kurrizore dhe një në kraharor teksa mundohej të nxirrte makinën nga rruga, ditën e që Ndoja u sulmua nga dy kallashnikovë pranë mbikalimit të Shkozetit. I plagosur mbeti edhe Landi Muharremi (Rrumi i Shijakut), i cili ndodhej në të njëjtin automjet. Pavarësisht ndihmës mjekësore që mori në Spitalin e Traumës, ish-efektivi i policisë së Krujës nuk u shpëtoi dot plagëve të marra./ZËRI

Poll

MOS HUMB