Aktualitet

SKEMA- Si i pastrojnë organizatat kriminale paratë "e pista"?

Raporti i fundit i Njësisë së Përpunimit të Informacionit Financiar (Ctif) , i publikuar këtë të premte, e dëshmon edhe një herë që shuma e transfertave të dyshimta po rritet në mënyrë eksponenciale.

k.m.
SKEMA- Si i pastrojnë organizatat kriminale paratë "e
Foto ilustruese

BELGJIKË- Teksa grupet kriminale shtohen, modelet e pastrimit të parave të drogës përsëriten. Një hetim i përbashkët me RTBF zbulon një skemë të re të pastrimit të këtyre parave, të ndarë në disa vende, midis Belgjikës, Spanjës dhe Marokut. Si pasojë e zhvillimit të trafikut të drogës, pastrimi i parave të pista po përjeton një rritje të dukshme në Evropë dhe veçanërisht në Belgjikë. Raporti i fundit i Njësisë së Përpunimit të Informacionit Financiar (Ctif) , i publikuar këtë të premte, e dëshmon edhe një herë që shuma e transfertave të dyshimta po rritet në mënyrë eksponenciale.

Shuma totale e transaksioneve të dyshimta në Belgjikë "shpërtheu" këtë vit, duke u rritur me 50%, ose e thënë ndryshe, duke kapur shifrën e 2.4 miliardë euro.

"Që nga kriza e Covid-it, ne kemi vërejtur shtimin e pastrimit të parave,"-thotë për "L'echo", Philippe Noppe, i cili drejton Zyrën Qendrore për Luftën kundër Krimit të Organizuar Ekonomik dhe Financiare (OCDEFO).

Shumë biznese mbyllën dyert gjatë kësaj periudhe dhe u blenë nga qarqet kriminale, me qëllim pastrimin e parave kryesisht nga rishitja e drogës, po flasim për restorante, dyqane nate, sallone flokësh.

Një nga skemat më të njohura të pastrimit të parave gjendet më së shumti tek bizneset ku paguhen shumë para në dorë, kjo për të mundësuar faturimin e rremë.

Krimineli përshtatet. Por objektivi i tij mbetet i njëjtë: të ketë një makinë të bukur dhe një orë të këndshme, prej andej mendon pastaj si të mashtrojë me taksat, si të korruptojë dhe si t'i shpëtojë policisë. Ndaj strategjia "Ndiq paratë" është më e suksesshmja.

Çfarë kuptimi ka për një kriminel që të pastrojë paratë që vijnë nga trafikimi i tij?

Së pari: kriminelët duan të gëzojnë, si të duan, kapitalin e prodhuar nga aktivitetet e tyre. Ata marrin risqe ligjore, por ndonjëherë edhe fizike, dhe e bëjnë këtë për përfitime. dyti: procesi i pastrimit duhet të shërbejë si mbrojtje, duke i prerë lidhjet mes aktiviteteve kriminale dhe fitimit.

Si mund të jetë një rast pastrimi parash?

SKEMA- Si i pastrojnë organizatat kriminale paratë "e

Gjithçka fillon në Belgjikë, ku një kompani belge ndërtimi bën transferta bankare me fatura false të lëshuara nga një kompani fantazmë pa aktivitet real. Kjo kompani guackë, e menaxhuar zakonisht nga një "kukull", në këmbim vend të transfertave bankare, transferon para të gatshme, të prodhuara nga trafiku i drogës, tek një kompani ndërtimi. Kjo kompani fantazmë do të transferojë më pas, në një kohë shumë të shkurtër, një pjesë të parave të marra në llogaritë e saj tek një llogari tjetër. Në një rast është përdorur një firmë ligjore që kishte marrë leje për të ndërtuar në Marbella, në jug të Spanjës.

Firma ligjore, duke përdorur këto para, blen pasuri të paluajtshme në rajonin Marbella për llogari të disa shtetësave marokenë. Paratë më pas kalojnë përmes disa ndërmjetësve midis Marokut dhe Belgjikës. Në fund, këto para i kthehen sërish kompanisë "mëmë", e cila zotohet se do të ndërtojë. Qarku bëhet i plotë. 

Kjo teknikë, e përdorur nga rrjete të specializuara, është një nga tendencat kryesore të pastrimit të parave në Belgjikë./ZËRI

Poll

MOS HUMB