SHKODËR-Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 12 persona për të cilët Prokuroria e Shkodrës shpalli moskompetencën duke ia kaluar dosjen SPAK, lidhur me një grup kriminal që kultivonin drogë. Për Pjetër Gjonin dhe Roland Gjonin është lënë në fuqi masa e sigurisë "arrest në shtëpi". Ndërsa për Danjela Hasani nga arrest me burg masa është zëvendësuar në arrest shtëpie.
GJKKO vendosi vijimin e masës arrest në burg për:
Arben Uruçi
Ardjan Tahiri
Hekuran Myrtja
Samet Dahati
Izmir Dahati
Besar Lajthiza
Ermis Sela
Afriom Dahati
Arian Popa
Në arrest shtëpie do të mbeten shtetasit:
Pjetër Gjoni
Roland Gjoni
Policia e Shtetit dhe SPAK "çmontuan" një grup kriminal që merrej me kultivimin e lëndëve narkotike në disa fshatra të Shkodrës. Në kuadër të operacionit të koduar “Oblika” janë ekzekutuar 12 masa sigurie, 10 në burg dhe dy arrest shtëpie. Hetimet nisën para dy vitesh ndërsa mësohet se droga mbillej në disa fshatra të Shkodrës, kryesisht në njësinë administrative Oblikë./ZËRI