Aktualitet

Skandalizohen qytetarët! Big Market kthehet në një kosh të madh plehrash, bllokohet trotuari

Plehrat e depozituara pa kriter nga ana e Big Market janë kthyer në një shqetësim serioz, dhe burim infeksioni për banorët e zonës së plazhit në Durrës

E.K
Skandalizohen qytetarët! Big Market kthehet në një kosh të
Plehrat prane Big Market

DURRËS- Qytetarët e Durrësit janë skandalizuar nga gjendja me plehrat, pranë një prej dyqaneve Big Market që ndodhet në zonën e plazhit. Hedhja e mbetjeve pa kriter nga ana e këtij biznesi, ka sjellë bllokimin e trotuarëve për qytetarët, të cilët e kanë të pamundur që të lëvizin lirisht.

Kjo situatë ka shqetësuar jo vetëm banorët e lagjes, por ka skandalizuar dhe turistët. Në një denoncim që kanë bërë, për Ora News, qytetarët thonë se situata me mbetjet është kthyer në një shqetësim serioz, dhe burim infeksioni.


“Ju lutem bëni publik këtë situatë skandaloze këtu në Durrës, te zona e Plazhit. “Big Market” në mënyrën më skandaloze hedh mbeturinat në mes të rrugës, duke bllokuar trotuarin.

Edhe pse koshat janë vetëm disa metra larg, “Big Market” ka pushtuar zonën me plehra që janë bërë burim infeksioni për ne që jetojmë këtu.

Te kjo zonë ka edhe shumë turistë që skandalizohen kur shohin mbeturinat të hedhura në mes të rrugës.

Ju lutem publikojeni këtë video që të marrin masa se gjendja këtu është skandal, na mbytën me plehra”, shprehet një qytetare në denoncimin e saj./ZËRI 

Poll

MOS HUMB