
TIRANË- Klodian Rrjepaj është lënë në burg nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pak kohë me parë ish-zëvëndësministri i shëndetësisë, kërkoi revokim ose një masë më të butë sigurie nga ajo që ka aktualisht "arrest me burg", por kërkesa iu refuzua nga gjyqtari Florian Kalaja.
Ai u arrestua nën akuzen "falsifikim dokumentash" dhe "shpërdorim detyre" më 17 gusht 2023 me urdhër të SPAK.
Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj akuzohen për 'mashtrim'. Ndërkohë mbi zëvëndës ministrin Rrjepaj rëndon edhe akuza e falsifikimit të dokumentave dhe shpërdorim detyre. SPAK ka dërguar për gjykim edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të tenderit të sterilizimit./ ZËRI