
SARANDË- Një tjetër plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Sarandë, ku një 38-vjeçar si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me thikë. Mariglen Duro ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit, Denito Ruci.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:10, në lagjen nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi D. R, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., 38, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI