Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri në Vorë, Policia zbulon dinamikën e sherrit: U hap zjarr nga makina!

Nga të shtënat nuk ka të plagosur, por ende nuk dihet motivi i përplasjes.

k.m.
Të shtënat me armë zjarri në Vorë, Policia zbulon
Foto ilustruese

TIRANË- Të shtëna me armë zjarri në zonën e Vorës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës. Sipas Policisë, ka patur një konflikt mes 3 personave që janë identifikuar vetëm me inicale. Dy persona me inicialet A. G., 25 vjeç, E. L., 39 vjeç, po lëviznin me një mjet "Volkswagen Golf 5", kur 31-vjeçari J. L., ka është qëlluar një herë me armë zjarri në ajër nga makina tip "BMW" me të cilën po qarkullonte. Nga të shtënat nuk ka të plagosur, por ende nuk dihet motivi i përplasjes dhe kush ishin personat e përfshirë në ngjarje, pasi identiteti i tyre i plotë nuk është zbuluar. Paraprakisht, mendohet se shkak për përplasjen është një borxh ka qenë shkak i konfliktit mes tyre.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.09.2024, rreth orës 17:40, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, ka patur një konflikt mes shtetasve A. G., 25 vjeç, E. L., 39 vjeç, të cilët lëviznin me një mjet "Volkswagen Golf 5", dhe shtetasit J. L., 31 vjeç, që lëvizte me një mjet tip "BMW". Gjatë konfliktit nga automjeti tip "BMW" dyshohet se është qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. L., ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB