Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Vlorë, plagoset me thikë 23-veçari, autori largohet

I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekve, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja.

F.I
Sherr mes të rinjve në Vlorë, plagoset me thikë
FOTO ILUSTRUESE

VLORË-Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kotë, Vlorë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobta ku një 22-vjeçar ka plagosur me thikë një 23-vjeçar. I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekve, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja dhe policia po punon pët kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë:

Sot, në fshatin Kotë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. H., rreth 22 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin K. Sh., 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB