
Pamje nga stadiumi
TIRANË- S'ka paqe mes tifozerive. Pas përfundimit të ndeshjes tifozët e Partizanit dhe të Tiranës janë përplasur në shkallët e stadiumit "Air Albania". Pas një përballjeje verbale, dy tifozeritë janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin. Ndërkohë u është vënë flaka disa stolave. Pas eksalimit të situatës, u desh ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Gjatë ndeshjes ashtu si dhe në të shkuarat u hodhën sende të forta në fushë ndërsa u dëmtuan kapiteni i Tiranës Filip Najdovski dhe portieri i Tiranës Pano Qirko. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1 me 1./ZËRI
Poll