Aktualitet

'Unë do të merrem me gjithçka, sot do kryhet ajo punë', detaje të reja nga vrasja e Liridona Ademajt

Referuar dosjes së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Naim Murseli ishte takuar me të dyshuarin, Kushtrim Kokalla mëngjesin e asaj dite në qendër të Gjakovës duke i thënë “sot duhet të kryhet kjo punë”, duke aluduar në vrasjen e së ndjerës.

Zeri
'Unë do të merrem me gjithçka, sot do kryhet ajo
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli

KOSOVË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Liridona Ademajt në Prishtinë mbrëmjen e 29 nëntorit. Naim Murseli jo vetëm që ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes së tij dhe ka siguruar armën e krimit, por është marrë vetë dhe me organizimin dhe inskenimin e saj. Referuar dosjes së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Naim Murseli ishte takuar me të dyshuarin, Kushtrim Kokalla mëngjesin e asaj dite në qendër të Gjakovës duke i thënë “sot duhet të kryhet kjo punë”, duke aluduar në vrasjen e së ndjerës.

Ky takim kishte ndodhur si rrjedhojë e një takimi rreth një javë para ditë së ndodhur ngjarja, ku Murseli i kishte treguar Kokallës lidhur me “problemet bashkëshortore që është duke pasur me të ndjerën".

Pjesë nga dosja: Naim Murseli i ka treguar te pandehurit Kushtrim për problemet e tij bashkëshortore me tani të ndjerën Liridona Murseli, i pandehuri Kushtrim i ka thënë ‘unë ta zgjidhi këtë punë’ dhe ndërkohë janë marrë vesh për një aksident të inskenuar

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB