Aktualitet

OSHEE: 10 zona të Tiranës nesër pa energji!

Përmes një postimi në rrjetet sociale, OSHEE thotë 10 zona në Tiranë do të mbeten pa energji elektrike, për shkak se do të kryehen punime. 

E.K
OSHEE: 10 zona të Tiranës nesër pa energji!
Foto ilustruese

TIRANË- Disa zona të Tiranës nesër do të përballen me mungesën e energjisë elektrike. Këtë e ka bërë me dije Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike OSHEE. Përmes një postimi në rrjetet sociale, OSHEE thotë 10 zona në Tiranë do të mbeten pa energji elektrike, për shkak se do të kryehen punime. 

POSTIMI:

Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 4 Dhjetor
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 4 dhjetor do të kryhen punime në disa fidera të NST Qendër, NST Vorë dhe NST Valias.
Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:
09:00-13:00
Pjesërisht: Bulevardi "Zogu I", rruga "Luigj Gurakuqi", zona pranë sheshit "Avni Rustemi", rruga "Fadil Rada", rruga "Beqir Luga", rruga "Tefta Tashko"
10:00-12:00
Pjesërisht: "Rruga e Elbasanit", Gjokaj, Vorë, Valias
12:00-14:00
Pjesërisht: "Rruga e Elbasanit"/ZËRI

Poll

MOS HUMB