Aktualitet

S'ka qetësi në Lezhë! Shpërthim me tritol në Balldren, policia shoqëron një person të dyshuar

Sipas informacioneve paraprake, nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

zh.ll
S'ka qetësi në Lezhë! Shpërthim me tritol në
Foto ilustruese

LEZHË- Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në mëngjesin e sotëm, në Balldren të Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Blutë e Lezhës bëjnë me dije se lidhur me ngjarjen ëshë shoqëruar një person për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:55, jemi njoftuar se në fshatin Balldren i Vjetër, Lezhë, në një terren të hapur në orët e para të mëngjesit ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse, pa shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore.

Në lidhje me këtë ngjarje, është shoqëruar 1 shtetas i dyshuar dhe po kryhen veprime të mëtejshme për sqarimin e rrethanave.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të të dy ngjarjeve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Poll

MOS HUMB