GJIROKASTËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00, në Gjirokastër, ku një i mitur ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, raportohet se 15-vjeçari i identifikuar si Arbër Peçi ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në pishinën private "Glow".
Aktualisht, rrethanat e sakta të ngjarjes nuk janë të qarta, ndërsa paraprakisht dyshohet se i mituri ka pësuar infarkt.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.