Aktualitet

I kërkuar në Madrid për tentativë vrasjeje, kapet 22-vjeçari në Shëngjin (EMRI-VIDEO)

Në pranga ka rënë 22-vjeçari Orgito Paloka, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid.

zh.ll
I kërkuar në Madrid për tentativë vrasjeje, kapet
pamje-arrestimi

TIRANË- Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Shëngjin me qëllim ekstradimin drejt Spanjës. Në pranga ka rënë 22-vjeçari Orgito Paloka, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid.

Sipas njoftimit të poicisë, ndaj tij ishte lëshuar urdhër arresti nga Juzgado Instrucción 2 Ibiza më 18 maj 2026, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit/ Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni i koduar “Fast”.

Akuzohet në Spanjë, për tentativë për vrasje, kapet në Shëngjin dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 22-vjeçari.

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë siguruar informacion se një shtetas në kërkim ndërkombëtar fshihej në Lezhë.
Bazuar në informacionin e shkëmbyer në kohë reale me partnerët spanjollë, nëpërmjet rrjetit ENFAST, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Fast”, si rezultat i të cilit u kap në Shëngjin dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi:

-O. P., 22 vjeç, lindur në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata Juzgado Instruccion 2 Ibiza, Spanjë, më datë 18.05.2026, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e shtetasit O. P., në Spanjë.

Poll

MOS HUMB