Aktualitet

S'ka liri! Firmat te inceneratori i Tiranës/ Gjykata e Lartë lë në burg Namik Simixhiun

Treshja gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici rrëzuan rekursin e Simixhiut duke lënë kështu në fuqi vendimin e Apelit, i cili u mor më 5 korrik të këtij viti. 

k.m.
S'ka liri! Firmat te inceneratori i Tiranës/ Gjykata e Lartë
Namik Simixhiu

TIRANË- Namik Simixhiu do të vazhdojë që të qëndrojë në qeli. Ish-anëtari i Komisionit të Prokurimit për inceneratorin e Tiranës, ankimoi në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme që e riktheu atë në qeli. Por treshja gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici rrëzuan rekursin e Simixhiut duke lënë kështu në fuqi vendimin e Apelit, i cili u mor më 5 korrik të këtij viti. 

Seancën e 5 korrikut, 1 muaj pasi masa i ishte ndryshuar në arrest shtëpie, Simixhiu u vendos që të kthehej në qeli, por me dy akuza të reja që i rëndojnë. ZËRI pikasi një element të ri në njoftimin që Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpërndau në komunikimin për mediat. GJKKO njoftonte se Simixhiu është i dyshuar për 3 akuza, "shpërdorim detyre" kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, sipas 3 neneve të Kodit Penal, nenit 28, 248 dhe 334.

"Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal shtrëngues të “arrestit në burg” për të hetuarin z. N.S., caktuar me vendimin nr. 134, datë 07.12.2023, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, sipas neneve 28, 248, 334 të Kodit Penal,"-thuhet në vendim.

Ndërkohë që në vendimin e datës 09 dhjetor 2023, SPAK, sqaronte se Simixhiu i arrestuar në atë kohë bashkë me Etleva Kondin, Taulant Tushen, Erjon Muratajn dhe disa nga anëtarët e tjerë të Komisionit të dhënies së Koncensioneve për inceneratorin e Tiranës, akuzoheshin vetëm për shpërdorim detyre.

"-Shtetasit Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Etleva Kondi, Alba Thoma, Bledar Karoli, Valbona Ballgjini, Sidita Temali, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Silena Tola, Jetmir Llapaj, dyshohen se kanë konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 të Kodit Penal,"-njoftonte SPAK në 09 dhjetor 2023. 

Namik Simixhiu ishte pjesë e Komisionit që do të duhet të vlerësonte dokumentacionin për ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës nga ITS, koncesion i fituar nga “Integrated Energy B.V SPV”, një shoqëri tregtare pas të cilës Prokuroria thotë se fshihet Zoto dhe Mërtiri, një investim që do të duhet të kapte vlerën e 128 milionë eurove. Përbërja e komisionit për koncesionin e Inceneratorit të Tiranës, kryetare kishte Valbona Ballgjinin dhe anëtar: Pëllumb Abeshin, Erjon Muratajn, Sidita Temalin, Etleva Kondin, Taulant Tushën dhe Namik Simixhiun.

Më konkretisht, Anëtarët e Komisionit ku përfshihej edhe Simixhiun i dhanë bonusin ITS pa hartuar një raport përmbledhës ku do të duhet të sqaroheshin kostot e projektit. Ata gjithashtu pajisën Zoton dhe Mërtirin me të gjithë dokumentacionin që duhej për tu shpallur fituesë. Edhe dokumentet standarte të kritereve të këtij koncesioni nuk u hartuan nga Anëtarët por nga Zoto, i cili kishte akses të plotë në sistem./ZËRI

Poll

MOS HUMB