Video

EKSKLUZIVE/ GJKKO: Inceneratori, grup i strukturuar kriminal

Ndryshimi i akuzës rëndon pozitat e zyrtarëve të arrestuar për shkelje dhe abuzim me procedurat që i dhanë dyshes Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, një vepër e cila ende nuk është ndërtuar.

F.m

EKSKLUZIVE/ GJKKO: Inceneratori, grup i strukturuar kriminal

TIRANË- 1 muaj pasi masa i ishte ndryshuar në arrest shtëpie, anëtari i Komisionit të Dhënies së Koncesionit për inceneratorin e Tiranës, Namik Simixhiu rikthehet në qeli por kësaj here me 2 akuza të reja. ZËRI pikasi një element të ri në njoftimin e GJKKO-së që sqaron akuzat ndaj Simixhiut i cili u arrestua nga SPAK në 9 dhjetor të vitit 2023 bashkë me zyrtarë të tjerë të bashkisë Tiranë. GJKKO njofton se Simixhiu është i dyshuar për 3 akuza, "shpërdorim detyre" kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, sipas 3 neneve të Kodit Penal, nenit 28, 248 dhe 334. Ndërkohë që në vendimin e datës 09 dhjetor 2023, SPAK, sqaronte se Simixhiu i arrestuar në atë kohë bashkë me Etleva Kondin, Taulant Tushen, Erjon Muratajn dhe disa nga anëtarët e tjerë të Komisionit të dhënies së Koncensioneve për inceneratorin e Tiranës, akuzoheshin vetëm për shpërdorim detyre. Ndryshimi i akuzës rëndon pozitat e zyrtarëve të arrestuar për shkelje dhe abuzim me procedurat që i dhanë dyshes Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, një vepër e cila ende nuk është ndërtuar. Namik Simixhiu ishte pjesë e Komisionit që do të duhet të vlerësonte dokumentacionin për ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës nga ITS, koncesion i fituar nga “Integrated Energy B.V SPV”, një shoqëri tregtare pas të cilës Prokuroria thotë se fshihet Zoto dhe Mërtiri, një investim që do të duhet të kapte vlerën e 128 milionë eurove. Përbërja e komisionit për koncesionin e Inceneratorit të Tiranës, kryetare kishte Valbona Ballgjinin dhe anëtar: Pëllumb Abeshin, Erjon Muratajn, Sidita Temalin, Etleva Kondin, Taulant Tushën dhe Namik Simixhiun. Më konkretisht, Anëtarët e Komisionit ku përfshihej edhe Simixhiun i dhanë bonusin ITS pa hartuar një raport përmbledhës ku do të duhet të sqaroheshin kostot e projektit. Ata gjithashtu pajisën Zoton dhe Mërtirin me të gjithë dokumentacionin që duhej për tu shpallur fituesë. Edhe dokumentet standarte të kritereve të këtij koncesioni nuk u hartuan nga Anëtarët por nga Zoto, i cili kishte akses të plotë në sistem.

 

Poll

MOS HUMB