
TIRANË- Ministri i Mbrotjes, Niko Peleshi ka dhënë sërish informacionet e fundit lidhur me situatën në vend, pas stuhisë që ka pushtuar Shqipërinë. Peleshi shkruan në rrjetet sociale se ekipet e Emergjencave Civile dhe efektivët e Forcave të Armatosura, por që nga dita e djeshme nuk ka zgjerim të hartës së zonave të prekura.
Në qarkun e Gjirokastrës po punohet për kthimin në normalitet të e aksit rrugor që lidh qytetin e Gjirokastrës me fshatrat Karjan, Mingul dhe Gjat i bllokuar për shkak të reshjeve të dendura. Po ashtu edhe në Korçë, Diëbr dhe Lezhë po punohet nga grupet e terrenit.
MINISTRIA E MBROJTJES:
Ekipet e Emergjencave Civile dhe efektivët e Forcave të Armatosura vijojnë pa u ndalur angazhimin për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ku fatmirësisht nuk ka zgjerim të hartës së zonave të prekura. Në qarkun e Gjirokastrës po punohet për kthimin në normalitet të e aksit rrugor që lidh qytetin e Gjirokastrës me fshatrat Karjan, Mingul dhe Gjat i bllokuar për shkak të reshjeve të dendura. Në qarkun e Korçës, po punohet me intensitet për riparimin e urës që u dëmtua në fshatin Panarit. Me vëmendje maksimale po ndiqet situata në qarkun e Dibrës dhe Lezhës, ku per shkak të reshjeve që vijojnë me intenstet të lartë ka bllokime rrugësh. Angazhim maksimal për të shmangur çdo rrezik për jetët njerëzore e gjënë e gjallë. Grupet e punës të OSHEE vijojnë të jenë në terren për eleminimin e defekteve dhe rilidhjen e energjisë në zonat e thella./Zëri.ai