Aktualitet

HARTA LIVE: Moti i keq do vazhdojë, temperaturat ulen

Instituti i Gjeoshkencave ka parashikuar se nesër do të ketë reshje me intensitet të lartë në veri të vendit.

k.m.
HARTA LIVE: Moti i keq do vazhdojë, temperaturat ulen
Foto ilustruese

TIRANË- Moti i keq do të vazhdojë edhe për disa ditë në vendin tonë. Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndruehsme, ndërsa shirat do të paraqiten herë pas here në formë shtrëngate të shoqëruara me stuhi. Instituti i Gjeoshkencave ka parashikuar se nesër do të ketë reshje me intensitet të lartë në veri të vendit.

Në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave, ndërsa në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

HARTA LIVE:

Të dielën priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarkun Lezhë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Temperaturat do të variojnë në bregdet: 16 / 21 °C; në vendet e ulëta: 12 / 19 °C; ndërsa në vendet malore: 7 / 14 °C. Edhe nesër, era do të fryjë mesatare.

Të mërkurën do të kemi një mot më të qëndrueshëm, por të mërkurën rikthehen sërish vranësirat dhe reshjet në të gjithë vendin. Temperaturat javën e ardhshme do të rriten lehtë duke nisur nga dita e dielë. Në fundjavë, temperaturat do të kapin 23 gradë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB