Aktualitet

Si e njohu mjeku "gruan e katërt" që 14 vjeç?! Të miturën e manipulonte, grup '+18' me 3 gratë e tjera

Tashmë e mitura ndodhet në banesën e saj, por është ende e paqartë sesi nuk ka pasur asnjë denoncim nga prindërit e saj, kur prej 2 vitesh e mitura abuzohej nga mjeku, i cili e manipulonte duke i premtuar se do të bëhej gruaja e tij e katërt.

k.m.
Si e njohu mjeku "gruan e katërt" që 14 vjeç?!
Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është zbuluar sot në Tiranë, ku një 42-vjeçar, me profesion mjek, abuzonte dhe tutoronte një të mitur, vetëm 16 vjeç. Abuzimi ndaj të miturës kishte nisur që në moshën 14-vjeçare dhe vazhdonte për 3-4 ditë në javë. Në ato ditë, kur e mitura nuk shkonte në banesën e tij, ishte në kontakt si me mjekun Dervish Hasi, ashtu edhe me 3 gratë e tjera të tij. Të gjithë kishin një "grup chat" së bashku, ku përveçse flisnin, edhe i dërgonin video intime njëri-tjetrit.

Policia e Shtetit ka mundur ta zbulojë ngjarjen krejt rastësisht, pas një denoncimi dhe ndërhyri. Tashmë e mitura ndodhet në banesën e saj, por është ende e paqartë sesi nuk ka pasur asnjë denoncim nga prindërit e saj, kur prej 2 vitesh e mitura abuzohej nga mjeku, i cili e manipulonte duke i premtuar se do të bëhej gruaja e tij e katërt.

Deri më tani, në pyetje është marrë vetëm mjeku, i cili ka thënë se e mitura kishte shkuar me të me dëshirë, por pa e sqaruar se ku e kishte njohur. Me deklaratat e tij, këtë pjesë të historisë e ka lënë të paprekur, pasi nuk dihet asnjë e dhënë më shumë. Si e njohu mjeku një të mitur vetëm 14 vjeç? Po prindërit e saj përse nuk reaguan? Të paktën nga të dhënat e deritanishme nuk është zbuluar asnjë denoncim që ata të kenë bërë në instancat përkatëse, duke zgjedhur heshtjen përballë abuzimit të të bijës. Ndërkohë që edhe mbi ta mund të rëndojë po ashtu një vepër penale, nëse zbulohet se kanë qenë në dijeni të abuzimit të të bijës që ka nisur kur ka qenë vetëm një fëmijë./ZËRI

Poll

MOS HUMB