Aktualitet

Si arritën studentët e Mjekësisë të fitonin betejën me qeverinë

Pas 6 muajsh protestash, studentët e mjekësisë ia kanë dalë që të fitojnë betejën, ende luftën!

E.K
Si arritën studentët e Mjekësisë të fitonin
Studentet e Mjekesise

TIRANË- Studentët e Mjekësisë kanë arritur fitoren e tyre të parë, pas afro 6 muajsh protestash në rrugë dhe në intitucione, duke kundërshtuar vendimin e qeverisë që i detyron ata të punojnë për 5 vjet në Shqipëri pas përfundimit të ciklit të studimeve. Protestat e studentëve kanë nisur fillimisht në muajin Qershor, në fazën kur projektligji i propozuar nga qeveria ishte duke u diskutuar në Komisionet Parlamentare, pjesë e të cilave u bënë dhe ata vetë.

Në përballjen me deputetët, studentët morën mbështetje dhe nga deputetë të opozitës, mirëpo me shumicë votash në fund të muajit Korrik, VKM mori dhe votimin në Kuvend, duke kaluar si ligj. Edhe pse në pikun e muajve të verës dhe sezonit, studentët nuk e shuan revoltën e tyre, dhe protestuar jashtë Kuvendit teksa ligji miratohej me shumicën e kartonave në seancën plenare.

Pas kësaj që prej nisjes së sezonit të ri akademik në muajin Tetor, protestat e studentëve ishin më të shpeshta, në rrugë dhe përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa 1 muaj bojkotuan auditoret, derisa në datën 19 Tetor ata iu drejtuan dhe gjykatës Kushtetuese, me firmat e rreth 30 deputetëve të PD-së.

Tashmë Kushtetuesja ka vendosur pezullimin e këtij ligji, derisa çështja të shqyrtohet në themel. Studentët nuk u pritën nga asnjëra prej ministreve, qoftë ajo e Arsimit qoftë ajo e Shëndetësisë, pasi qe vetë kryeministri Edi Rama ai që e deklaroi këtë degë një prioritet kombëtar.

Dhe në këtë kuadër sipas tij mjekët e rinj duhet ti përgjigjeshin kërkesave të atdheut të tyre. Një prej pikave që studentët kanë mbështetur fort, është ajo se mbajtja për 5 vite peng e diplomës, iu hiqte atyre të drejtën për t’u specilizuar jashtë vendit. Në një kohë që studentët protestonin, Universiteti i Mjekësisë, llogariti dhe tarifën që ata do të duhet të paguanin në rast se nuk nënshkruanin marrëveshjen për punësimin e detyruar.

Kjo ishte marrëveshja që do t’iu propozohej atyre:

Studentët e viteve të para- Punësim i detyruar për 5 vite në Shqipëri, nuk kanë të drejtë zgjedhje

Studentët nga viti i 2-të deri në vitin e 5-të- 3 vite punësim i detyruar në Shqipëri, ose tarifë 2.4 milionë lekë

Studentët e vitit të 6-të- 2 vite punësim i detyruar në Shqipëri, ose tarifë 2.4 milionë lekë

Me vendimin e sotëm të Kushtetueses, studentët e Mjekësisë japin dhe një leksion për kauzat e lëna në mes shpesh nga politika dhe shoqëria civile, sesi më këmbëngulje, me artikulim, por edhe duke ndjekur hapat ligjorë mund të fitohen beteja të vogla. Për luftën, ata janë akoma në pritje të një vendimi final nga Kushtetuesja!

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB