Aktualitet

Shtyhet gjyqi për Belerin, trupi gjykues në seancën e 'Gërdecit'

Kujtojmë se më parë, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për lirim nga qelia.

f.t
Shtyhet gjyqi për Belerin, trupi gjykues në seancën e
Fredi Beleri

TIRANË-Gjyqi ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, është shtyrë për në datë 25 janar. Shkak për shtyrjen u bë angazhimi i një prej anëtarëve të trupit gjykues në procese të tjera këtë të mërkurë.

Gjyqtarja Irena Gjoka ndodhej në seancën lidhur me tragjedinë e Gërdecit.

Kujtojmë se më parë, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për lirim nga qelia.

I zgjedhur nga votat e qytetarëve kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është arrestuar më datë 12 maj 2023. Ai akuzohet për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”. Banorë të Himarës kanë thënë se atyre iu janë premtuar para, në këmbim të votës.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB