
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme prindërit e Romeo Veshajt janë bërë pjesë e Big Brother, duke surprizuar çiftin e ‘sapomartuar’. Mes emocioneve, ata takuan fillimisht Heidin, e cila u gjet e surprizuar, dhe më pas edhe djalin e tyre Romeon.
“Dasma na pëqeu shumë. Heidi një super nuse, por edhe Romeo një yll”-ishte komenti i nënës së Romeos për dasmën.
Por para kësaj, Heidi bëri një bashkëbisedim me Ledionin në dhomën e rrëfimit, ku tregoi hezitimin e saj në lidhje me shpejtësinë me të cilën po avancon marrëdhënia.
Ledioni: A është e vështirë të sqarohesh me Romeon?
Heidi: Jo nuk është e vështirë. Është e vështirë të krijosh një lidhje këtu. Unë mendoj për jetën time jashtë. Filluam duke qeshur dhe të bënim gallatë bashkë dhe kjo ishte.
Ledioni: Ti jeton në Itali, me punë je jashtë. Kur e keni folur në fillim, Romeo të kërkoi të vish në Shqipëri, ndërsa ti i kërkove që të vijë ai në Itali. E folët këtë prapë?
Heidi: Është herët (qesh). Nuk është martesë prej vërteti.
Ledioni: Unë e kuptoj që sikleti është, por ju e dini ku jeni futur. Ne duam që publiku të mos ndihet i tradhëtuar. Kjo është arsyeja që ne nuk i kuptojmë. Nuk është qëllimi që ne t’iu vendosim në siklet.
Edhe pas takimit me prindërit e Romeos, Heidi u pa e ftohtë, duke thënë se takimi ishte pak i nxituar, dhe se çifti fillimisht duhet të njihej mirë me njëri-tjetrin. /ZËRI