Aktualitet

Policia provon gjetjet e "Narcotaxi"/ Taksisti i "LuxTaxi' u rrezikonte jetën qytetarëve, testi e nxjerr me "THC". Ndërhyn FNSH për ta prangosur

Për shkak se ishte nën efektin e lëndëve narkotike, taksisti ra në sy me mënyrën sesi po i jepte mjetit, por kur iu dha sinjali dhe nuk i ndaloi patrullës.

k.m.
Policia provon gjetjet e "Narcotaxi"/ Taksisti i "LuxTaxi' u
Pamje nga aksioni

TIRANË- Gjetjet e dokumentarit "Narcotaxi" provohen me çdo ditë që kalon! Mjafton vetëm pak vullnet nga ana e Policisë së Shtetit. Kur po bëhet thuajse një muaj nga publikimi i dokumentarit në "ZËRI", Policia ka kapur një taksist nën efektin e lëndëve narkotike. Pra provoi edhe vetë atë që denoncoi ZËRI në dokumentarin e publikuar në çdo rrjet social. Jo më larg se mbrëmë, në zonën e Xhamllikut, Policia e Shtetit ka vendosur në pranga një 39-vjeçar, shoferi i "Lux Taxi". Madje pamjet e mjetet i ka nxjerrë edhe Policia Rrugore. 39-vjeçari me iniciale E.K., po i jepte mjetit nën efektin e lëndëve droguese "THC". Për shkak se ishte nën efektin e lëndëve narkotike, taksisti ra në sy me mënyrën sesi po i jepte mjetit, por kur iu dha sinjali dhe nuk i ndaloi patrullës.

Kështu Patrulla, duke kërkuar mbështetje nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, i shkuan në shtëpi dhe e vendosën në pranga. Pasi e shoqëruan në Komisariat, taksisti doli nën efektin e lëndëve narkotike. Çka do të thotë se deri në momentin që është ndaluar nga Policia, ky person ka qenë në krye të detyrës dhe transportonte qyetatarë nëpër Tiranë dhe jo vetëm, duke u rrezikuar kështu edhe jetën. 

PAMJET E AKSIONIT: 

"Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe admnistrative drejturesi i automjetit me iniciale E.K., 39 vjeç ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të Policisë dhe nga verifikim me drogtestues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC. Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale "drejtim mjeti në mënyrë të parregullt", parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë,"-bëri me dije Policia e Shtetit.

Ky është aksioni i parë, përveç atij sipërfaqësor të gjobave, që bëhet për të goditur rrjetin e taksive që shërbenin si korrierë droge në Tiranë. Edhe pse ZËRI i ka dorëzuar të gjitha të dhënat dhe është treguar bashkëpunues ndaj autoriteteve kompetente, deri më tani nuk ka pasur asnjë verifikim mbi kompanitë që duket se vazhdojnë biznesin brenda biznesit. Droga vazhdon dhe shitet e konsumohet nga taksistët, ndërkohë që qytetarët ende nuk janë të sigurtë për shërbimin që marrin./ZËRI

Poll

MOS HUMB