Aktualitet

Mbahet mesha në vigjiljen e Pashkës

Në mesazhin e tij gjatë meshës, Imzot Arjan Dodaj e vuri theksin tek Inteligjenca Artificiale.

k.m.
Mbahet mesha në vigjiljen e Pashkës
Foto ilustruese

TIRANË- Besimtarët katolikë kremtojnë sot festën e Pashkëve. Në Katedralen e ‘Shën Palit’ në Tiranë po mbahet mesha e shenjtë nën drejtimin e kryeipeshkvit të kryedioqezës Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj. Pashka është ngjarja më e rëndësishme e besimit të krishterë, e cila simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit dhe ringjalljen e tij.

Në mesazhin e tij gjatë meshës, Imzot Arjan Dodaj e vuri theksin tek Inteligjenca Artificiale.

“Qoftë për secilin prej jush të dashur vëllezër e motra ky moment qoftë një moment hiri e gëzimi për çdo person, për çdo familje, për çdo situatë e veçanërisht një moment bekimi për të rinjtë tanë që jo rrallë herë përballë sfidave për të ardhmen, të cilat iu shpalosen në jetën e përditshme, shohin vdekjen e realizimit të ëndrrave të tyre këtu. Por Krishti e ka mundur vdekjen, ai e ripërtërin shpresën. Shqipëria nuk është vetëm vendi i të ardhmes por para së gjithash vendi i të sotmes. Sa e domosdoshme është të ruamë këtë entuziasëm tek të rinjtë pa lejuar që të jenë pre e çdo forme vartësi që krijojnë drogat, që fatkeqësisht po i marrin në konsumim marramendës në brezat e rinj. Por edhe drogat virtuale mediatike të cilat po bëhen gjithmonë edhe më shumë ndikuese dhe gjeneruese të dhunës. Duke filluar nga ato ambiente ku përvoja edukuese duhet të jetë e para. Sot, ku në nivel global teknologjia ka një hapësirë të jashtëzakonshme dhe në jetën e përditshme të shoqërisë të mos lejojmë që ajo të vendosë për njeriun duke rrezikuar të krijojmë për të rinjtë tanë “tekno-njeriun”, por le ta bëjmë më humane teknologjinë, kështu që inteligjenca artificiale të jetë në shërbim të njeriut për të mos rrezikuar që të shprehë, të prekë, të pezmatojë ndjenjat, emocionet, aromat, sensibilitetin dhe shpirtin e njeriut, e kështu t’i lehtësojë secilit nga ne të qenit në shërbim të shoqërisë, duke marrë me më shumë kurajo vendime që parandalojnë ato efekte negative dhe fatkeqësisht konfliktuale që kemi vënë re edhe në harkun e këtij viti. Sa e domosdoshme është të vigjilojmë që inteligjenca artificiale, rrjetet sociale, portalet e ndryshme të mos bëhen instrumente që baltosin dinjitetin dhe mirësinë e njerëzve duke krijuar përçarje e kështu institucionet përkatëse të krijojë rregulla të përshtatshme që i vënë ato në shërbim të së mirës së përbashkët,",-theksoi ai.

Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq. Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit.

Në krishterimin perëndimor, Sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës së 50.

Simbol i kësaj feste janë vezët e kuqe dhe buka e pashkëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB