
ITALI- Vjedhje, arratisje dhe drama. Në përpjekje për t'i shpëtuar kapjes nga Policia, një shqiptar u ngjit nga dritarja në një parvaz të ndërtesës, por u rrëzua dhe u plagos rëndë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në via della Geppa, pranë stacionit të trenit, në Trieste.
Sipas mediave italiane, shqiptari, 30 vjeç, i cili u shpëtua dhe u dërgua në spitalin Cattinara me kodin e kuq. Sipas asaj që mësohet, shtetasi shqiptar kishte marrë një dhomë në Hotel Italia, në via della Geppa. Kur disa oficerë mbërritën në vendin ku ai fshihej, ai doli nga dritarja e dhomës në katin e tretë dhe tentoi të arratisej. Në atë moment nuk dihet nëse ai ka rrëshqitur apo është kërcyer spontanisht, ka rënë dhe ka përfunduar mbi një makinë dhe është plagosur rëndë./Zëri.ai