
TIRANË- Mbi 100 mijë metra katrorë tokë në zonën e Rezervave të Shtetit në Lundër të Tiranës iu mor 86 familjeve të fisit Teqja, nga 95,320 metër katror truall gjithsej, për t'ju dhënë Fondit Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e një kompleksi sportiv. Rezervat e shtetit, ose të paktën ato që duhet të ishin rezerva për vendin në rast kohësh të vështira kanë qenë subjekt auditi për Kontrollin e Lartë të Shtetit. Por nga kontrolli i bërë nga KLSH, depot u gjetën bosh, ndërsa si të mos mjaftonte, kjo nuk ishte shkelja e vetme.
Një plan i qeverisë për të ndërtuar një kompleks argëtimesh dhe sportiv ka risjellë edhe njëherë si "deja-vu" skemën që rezultoi e suksesshme; atë të inceneratorëve. Kjo pasi, kërkesa për këtë transferim të pronësisë për ndërtimin e parkut të argëtimit, e iniciuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, u dërgua tek institucionet përkatëse. Bëhet fjalë për: Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit; Ministria e Mbrojtjes; Drejtoria Rajonale e Rezervës Materiale të Shtetit, Tiranë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Por nga të gjithë këto institucione, përgjigjen e mori në kohë rekord. FSHZH i ishte drejtuar me kërkesë Ministrisë së Mbrojtjes për dijeni kryeministrisë, ku kërkohet dakordësia për realizimin e projektit. KLSH konstaton se në 6 tetor 2022, Ministria e mbrojtjes i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme së rezervave materiale të shtetit prononcim në lidhje më transferimin e këtij aseti publik. Përgjigjen e ka marrë shumë shpejt. Këtu për KLSH ka ndodhur shkelja!
"Pra institucioneve nuk u është nevojitur kohë për vlerësimit të situatës dhe kthimin e përgjigjes, pavarësisht rëndësisë që kjo vendimmarrje kishte. Në një përgjigje të dytë, Drejtori i Përgjithshëm i RMSH (i komanduar), nëpërmjet shkresës datë 11.10.2022, vetëm disa ditë më vonë nga prononcimi i parë ka informuar Ministrinë e Mbrojtjes mbi hapësirat magazinuese të nevojshme për DRRMSH-Tiranë, duke ri-cilësuar se shprehet “parimisht dakord” për transferimin e pronës pranë FSHZH por me kusht që ky i fundit të ndërtojë hapësira magazinuese si dhe zyrat ku do të zhvillohet aktiviteti administrativ i DPRMSH dhe DRRMSH Tiranë brenda ambienteve ku aktualisht ndodhet Agjencia Lundër. Ndërkohë të dyja shkresat mbi prononcimin në Ministrinë janë hartuar dhe miratuar nga vetë drejtuesi i institucionit. Vlen të theksojmë se si drejtuesi i DPRMSH ashtu dhe ai i DRRMSH-Tiranë gjenden të komanduar në këto pozicione prej disa vitesh,"-shkruhet ndër të tjera në dokumentin e siguruar nga KLSH, të cilin mund ta lexoni të plotë në fund të lajmit.
Kështu prona iu mor pronarëve me të një rënë të lapsit, ose më konkretisht; me publikimin e një VKM-je të botuar në fletoren zyrtare në dhjetor të 2022. Aktualisht familja është në gjyq me Ministrinë e Mbrojtjes, por institucioni nuk është paraqitur në asnjë hallkë të procesit.
NGJASHMËRIA ME INCENERATORËT
Njëjtë është vepruar edhe në rastin e inceneratorëve, më konkretisht tek ai i Elbasanit. 17 procedura u kaluan brenda një ditë duke përfshirë të gjithë institucionet që duhet të jepnin një përgjigje. E gjitha ndodhi para se të mbahej mbledhja e Këshillit të Ministrave dhe të miratohej aty draft-kontrata për inceneratorin e Elbasanit. Mesa duket skema e ndjekur, që rezultoi e suksesshme dhe kaloi pa u ndjerë fillimisht herën e parë, është implementuar sërish, disa vite më vonë. Sërish ka rezultuar e suksesshme, por është pikasur nga auditët e KLSH-së.
DOKUMENTI I AUDITIT nga KLSH:
Subjektet që u përfshin në këtë auditim janë:
1. Ministria e Mbrojtjes
2. Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit me drejtoritë rajonale të varësisë:
- Drejtoria Rajonale e Rezervës Materiale të Shtetit, Tiranë
- Drejtoria Rajonale e Rezervës Materiale të Shtetit, Dibër
- Drejtoria Rajonale e Rezervës Materiale të Shtetit, Shkodër
- Drejtoria Rajonale e Rezervës Materiale të Shtetit, Fier
- Drejtoria Rajonale e Rezervës Materiale të Shtetit, Korçë
1.Gjetje nga auditimi: Ministria e Mbrojtjes, si institucion politikë bërës, nuk ka një vizion të qartë për rezervën materiale të shtetit në përgjigje të përballimit të situatave me të cilat mund të përballet vendit dhe përmbushjen e misionit të saj
Në vijim të procedurës së nisur për transferimin e këtij aseti publik, Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar prononcim nga DPRMSH e cila fillimisht i është drejtuar për mendim DRRMSH-Tiranë, e cila në përgjigjen e saj ka paraqitur situatën dhe ka kërkuar të parashikohet objekti ku do të zhvendoset rezerva materiale e cila të jetë një infrastrukturë më e mirë ndërtimore dhe me kapacitete magazinuese. Në vijim Drejtori i Përgjithshëm i RMSH (i komanduar) është shprehur “parimisht dakord” për ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit. Vlen të theksohet se të gjitha veprimet nga regjistrimi i kërkesës për prononcim së Ministrisë së Mbrojtjes deri në kthimin e përgjigjes nga DPRMSH janë ezauruar brenda një dite datë 06.10.2022. Pra institucioneve nuk u
është nevojitur kohë për vlerësimit të situatës dhe kthimin e përgjigjes, pavarësisht rëndësisë që kjo vendimmarrje kishte. Në një përgjigje të dytë, Drejtori i Përgjithshëm i RMSH (i komanduar), nëpërmjet shkresës datë 11.10.2022, vetëm disa ditë më vonë nga prononcimi i parë ka informuar Ministrinë e Mbrojtjes mbi hapësirat magazinuese të nevojshme për DRRMSH-Tiranë, duke ri-cilësuar se shprehet “parimisht dakord” për transferimin e pronës pranë FSHZH por me kusht që ky i fundit të ndërtojë hapësira magazinuese si dhe zyrat ku do të zhvillohet aktiviteti administrativ i DPRMSH dhe DRRMSH Tiranë brenda ambienteve ku aktualisht ndodhet Agjencia Lundër. Ndërkohë të dyja shkresat mbi prononcimin në Ministrinë janë hartuar dhe miratuar nga vetë drejtuesi i institucionit. Vlen të theksojmë se si drejtuesi i DPRMSH ashtu dhe ai i DRRMSH-Tiranë gjenden të komanduar në këto pozicione prej disa vitesh. Në vijim në muajin dhjetor 2022 është miratuar VKM nr. 808, datë 12.12.2022 “Për ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Mbrojtjes tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit, të pronës me emërtim “Agjencia Lundër”, me vendndodhje në Lundër, Tiranë, zona kadastrale nr.2529, dhe për një ndryshim në Vendimin nr. 413, datë 11.7.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes (Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit)”, të ndryshuar, përcaktohet ndryshimi i përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Mbrojtjes tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit, të pronës, për ta përdorur për ngritjen e një kompleksi argëtimi dhe sportiv.
Referuar pikës 3 të këtij vendimi FSHZH i ndalohet ndryshimi i destinacionit si dhe tjetërsimi i saj. Ndërkohë që po në vendim në pikën 4 të tij përcaktohet se FSHZH përpara marrjes në dorëzim të pronës, të lidhë akt-marrëveshje me DPRMSH, KQZ, Ministrinë e Drejtësisë (të cilat gjithashtu disponojnë të drejta administrimi), për plotësimin e nevojave të tyre sipas projektit të paraqitur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe dakordësuar midis palëve respektive, për të garantuar vazhdueshmërinë e funksionalitetit të këtyre institucioneve. Në zbatim të VKM-së së mësipërme është nxjerrë Urdhri i Ministrit të Mbrojtjes nr. 166 datë 08.02.2023, nëpërmjet të cilit ngarkohet Drejtuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit për nxjerrjen e akteve përkatëse për dorëzimin me komision dhe për transferimin në pronësi, brenda datës 15.02.2023, Fondit Shqiptar të Zhvillimit, të pronës, për ta përdorur për ngritjen e një kompleksi argëtimi dhe sportiv. Në vijim të Urdhër të Ministrit nr. 166 datë 08.02.2023, nëpërmjet shkresës nr. 194/1 prot, datë 13.02.2023, Drejtori i Përgjithshëm i RMSH (i komanduar) njofton Drejtorinë Rajonale të Rezervave Materiale Tiranë, të marrë masa për njoftimin e institucioneve dhe subjekteve të cilat kanë në huapërdorje sipërfaqe magazinuese pranë kësaj agjencie të kryejnë lirimin e menjëhershëm të ambienteve.
Me Urdhrin nr. 25 datë 13.02.2023 Drejtori i Përgjithshme i RMSH (i komanduar), në vijim të Urdhrit të Ministrit, ka ngritur komisionin për dorëzimin e pronës me vendndodhje Lundër, Tiranë. Me shkresën nr. 194/3 prot, datë 13.02.2023, DPRMSH ka kërkuar bashkëpunimin e FSHZH në zbatim të pikës 4 të VKM nr. 808 datë 12.12.2022. Në vijim me shkresën datë 21.02.2023 DPRMSH ka informuar Ministrinë e Mbrojtjes që gjendet në pritje të bashkëpunimit të FSHZH për hartimin e akt-marrëveshjes dypalëshe me qëllim zbatimin e urdhrit nr. 166 datë 08.02.2023 të Ministrit të Mbrojtjes.
Deri më datën 12.05.2023 Ministria e Mbrojtjes, DPRMSH dhe DRRMSH-Tiranë nuk disponojnë një projekt të dakordësuar me FSHZH dhe nuk janë lidhur akt-marrëveshje për plotësimin e nevojave të rezervës materiale të shtetit. Nuk ka gjithashtu një plan të miratuar për transferimin e aktivitetit te rezervës materiale në Lundër. Referuar shkresës së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë lidhur me mendimin për projektvendimin e propozuar, trajtohet se kjo pronë është pjesë e listës së pronave për të cilat nga ana e Ministria e Mbrojtjes është shprehur dakordësia për vijim e procedurave të privatizimit por shkresa citon se, nga ana e MFE nuk është miratuar fillimi i këtyre procedurave. Për sa më sipër, Agjencia Lundër, e cila me një sipërfaqe truall prej 95,320 m2 dhe pozicionim mjaft të mirë, është parashikuar edhe më parë për tu privatizuar pavarësisht se ajo zë
peshën kryesore në magazinimin e mallrave ushqimorë rezervë materiale e shtetit në rang kombëtar, çka tregon një qasje të paqartë të hallkave institucionale në drejtim të zhvillimit të aktivitetit të rezervës materiale në tërësi.
Deri më datën 12.05.2023 Ministria e Mbrojtjes, DPRMSH dhe DRRMSH-Tiranë nuk disponojnë një projekt të dakordësuar me FSHZH dhe nuk janë lidhur akt-marrëveshje për plotësimin e nevojave të rezervës materiale të shtetit. Nuk ka gjithashtu një plan të miratuar për transferimin e aktivitetit te rezervës materiale në Lundër. Referuar shkresës së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë lidhur me mendimin për projektvendimin e propozuar, trajtohet se kjo pronë është pjesë e listës së pronave për të cilat nga ana e Ministria e Mbrojtjes është shprehur dakordësia për vijim e procedurave të privatizimit por shkresa citon se, nga ana e MFE nuk është miratuar fillimi i këtyre procedurave. Për sa më sipër, Agjencia Lundër, e cila me një sipërfaqe truall prej 95,320 m2 dhe pozicionim mjaft të mirë, është parashikuar edhe më parë për tu privatizuar pavarësisht se ajo zë
peshën kryesore në magazinimin e mallrave ushqimorë rezervë materiale e shtetit në rang kombëtar, çka tregon një qasje të paqartë të hallkave institucionale në drejtim të zhvillimit të aktivitetit të rezervës materiale në tërësi./Zëri.ai