Aktualitet

Shqipëria pa drita/ Ministria: Defekti ka filluar në linjën me Greqinë

Sipas OST, defekti ka nisur në linjën me Greqinë.

k.m.
Shqipëria pa drita/ Ministria: Defekti ka filluar në linjën  me
Foto ilustruese

TIRANË- Operatori i Sistemit të Transmetimit ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike në Tiranë dhe rrethe. Sipas OST, defekti ka nisur në linjën me Greqinë. E më pas është shpërndarë në mbarë vendin. Në të njëjtin njoftim bëhet me dije se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kanë qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit, të cilat kanë shkaktuar edhe problemin.

(Informacion paraprak)

Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit. Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit. OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB