
ELBASAN- Gjykata e Apelit do të shpallë më 1 korrik, në orën 14:00, vendimin për Arbër Paplekajn, të akuzuarin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 në Elbasan. Në seancën e zhvilluar sot gjyqtarët dhe palët u njohën me konkluzionet përfundimtare në procesin ndaj Paplekajt, me avokatin e të akuzuarit, Mirash Martini që mbrojti klientin e tij duke thënë se nga pamjet filmike rezulton se ai ka reaguar instiktivisht në mbrojtje të vetes kur pa dy persona të armatosur. Në fjalën e tij gjatë seancës, avokati Martini tha klienti i tij ka reaguar vetëm në momentin kur përballë tij kishte dy persona që mbanin duart në çantat e tyre (borseta), por ka qëlluar vetëm kur u ka parë armët e zjarrit.
“Arbër Paplekaj nuk ka reaguar me dhunë në asnjë moment. Ai shquhet nga pamjet që madje përpiqet të largohet. Nuk ka asnjë person në vendngjarje që të dëshmojë që Paplekaj ka fyer dikënd. Por në momentin kur ballë tij kishte dy persona që mbanin duart në borseta krahë qafe dhe kur ka parë armë në duart e tyre, ka reaguar instiktivisht në mbrojtje të vetes dhe personave që ndodheshin aty. Edhe nga pamjet filmike, edhe akti i ekspertimit, tregon se kur Paplekaj ndodhet përballë Pjerin Xhuvanit, sheh dy personat të armatosur në krahët e tij, sheh dhe Pavlo Duksanit që është plagosur në atë çast, ky është edhe momenti i reagimit të tij,"-tha avokati.
Por të kundërtën e avokatit mbrojtjës mendon prokurori Genti Xholi. Ky i fundit, duke u bazuar edhe në dy akt-ekspertimet ka dalë në përfundimin se Paplekaj nuk ka qëlluar për të mbrojtur veten. Qëndrimin e tij lidhur me akuzën e ngritur e arsyeton me faktin se viktima, Pjerin Xhuvani në asnjë moment nuk ka pasur armë në dorë, por sërish Paplekaj e ka qëlluar disa herë duke i marrë jetën.
“Në ndryshim nga shkalla e parë, në Apel patëm një akt ekspertim të ri balistik. Mbrojtja përpiqet që viktimën e veprës penale ta kthejë në një objekt kryesor të sulmit, për të legjitimuar veprimet e të pandehurit. Është e vërtetë që ngjarja është shumë e shkurtër. Është provë se është shtënë 7 herë nga Paplekaj. Është qëlluar ndaj një personi që nuk ka armë në dorë. Përse është shtënë ndaj viktimës dhe jo ndaj dy personave të tjerë, që konsiderohen të kenë qenë të armatosur. Nuk jemi në kushtet e veprimit në kushtet e vetëmbrojtjes. Mund të jetë shtyrë, mund të jetë fyer. Nuk jemi as në kushtet e tronditjes psikike. Janë shtënë disa predha, jo vetëm një.”
Deklarata e PLOTË e avokatit të Paplekajt, Mirash Martini
Me kërkesën tonë gjykata pranoi rihapjen e pjesshme të hetimit gjyqësor, duke u kryer dy akt eskpertime të reja. Bazuar në aktet e marra nga hetimi gjyqësor në shkallë e parë, e plotësuar edhe me aktet e reja të përpiluara gjatë apelit ka rezultuar se fakti ka ndodhur në këto rrethana:I mbrojturi prej meje ka qenë pjesë vullnetare e një grupi për mbrojtjen e votës në Elbasan, të kryesuar nga Arjan Hoxha. Ditën e ngjarjes, në orët e drekës ky grup vullnetarësh kanë marrë nga shtabi elektoral tre furgonë, që ishin të marrë me qira të përkohshme. Në furgonin e parë, që drejtohej nga Nuri Kasmi ka qenë edhe Arjan Hoxha dhe Arbër Paplekaj. Në një moment Arjan Hoxha është telefonuar nga Ergys Muzhaqi, që ishte sinjalizuar nga Gazment Bardhi, për një krim elektoral në lagjen "5 maji". Pas këtij komunikimi Muzhaqi është takuar me Hoxhën dhe kanq shkuar në rrugën "Lef Nosi". Kur kanë mbërritur në vendngjarke nuk kanë kontaktuar një makinë "ML". Kanë parë nëse ka kamera lokali përballë dhe kanë dëshur të largohen. Në këtë moment vjen një "ML" pa targa i drejtuar nga Mehmet Ndreca. Hoxha e Paplekaj kanë shquar në makinë fotokojpje ID dhe një shkop gome.Kanë njoftuar policinë, Alket Shatron, i cili nuk ishte në Elbasan, por janë sinjalizuar për situatën vartësit e tij. Kamë mbërritur në vendngjarje dy zv.drejtorët Albert Nushi dhe Nikollaq Palla. Komunikimi i tyre me Arjan Hoxhën është regjistruar. Dy zv.drejtorët kanë nisur të intervistojnë Mehmet Ndrecës. Hoxha ka kërkuar të ndiqen procedurat nga policia dhe të kqyreshin sendet që ndidheshin në mjet. Një minutë pas zv.drejtorit të Policisë ka ardhur një furgon policie me efektivë. Nga pamjet filmike të administruara nga telefoni i Arjan Hoxhës, rezulton se gjendja ka qenë e qetë. Grupi i vullnetarëve ka konsideruar se detyra e tyre mbaroi. Dy minuta më vonë aty janë afruar disa mjete, që kanë ndaluar në rrugë. Ata kanë zbritur dhe kanë sulmuar dhunshëm personin që po filmonte me telefonin e Arjan Hoxhës e më pas edhe Arjan Hoxhës. Nga telefoni i babait të Klement Xhaferrit, është filmuat momenti kur personat që mbërrijnë kërkojnë uljen e telefonit, por edhe ndërhyrjen e Paplekajt për të qetësuar situatën. Po aty shquhet Pjerin Xhuvani me vrull dhe disa persona që shtyjnë Paplekajn në një kend të rrugës, ku ishte një rrugicë në ndërtim.Nga aktet dhe dëshmitë, rezulton se kjo turmë ka ardhur në vendngjarje për të shpëtuar Mehmet Ndrecën, teksa ai po intervistohej nga zv.drejtorët e policisë. Turma jo vetëm që shpëtoi intervistimin e Ndrecës, por edhe pastrimin e automjetit nga objekte të dyshimta, letra me ngjyra, por edhe një çantë. Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe një automjet "Discovery" me 4 zyrtarë të lartë të Policisë së Elbasanit. Ata nuk depërtojnë dot, për shkak të makinave që kanë zënë rrugën. Arbër Paplekaj nuk ka reaguar me dhunë në asnjë moment. Ai shquhet nga pamjet që madje përpiqet të largohet. Nuk ka asnjë person në vendngjarje që të dëshmojë që Paplekaj ka fyer dikënd. Por në momentin kur ballë tij kishte dy persona që mbanin duart në borseta krahë qafe dhe kur ka parë armë në duart e tyre, ka reaguar instiktivisht në mbrojtje të vetes dhe personave që ndodheshin aty. Edhe nga pamjet filmike, edhe akti i ekspertimit, tregon se kur Paplekaj ndodhet përballë Pjerin Xhuvanit, sheh dy personat të armatosur në krahët e tij, sheh dhe Pavlo Duksanit që është plagosur në atë çast, ky është edhe momenti i reagimit të tij.
Ndërkohë në dokumentin e mbrojtjes së të akuzuarit, siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, theksohet se “personat që erdhën vrullshëm kanë sulmuar pa asnjë paralajmërim grupin e vullnetarëve të shtabit elektroral të Partisë Demokratike të Qarkut Elbasan."
"Nga pamjet filmike, që përmban një USB, e vetëdorëzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan nga shtetasi Ymer Xhaferri, babai i shtetasit Klemend Xhaferrit, të shfaqura në seancë gjyqësore dhe që janë administruar në gjykim ka rezultuar, se i mbrojturi prej meje Arbër Paplekaj në momentin kur në vendin e ngjarjes kanë ardhur persona të shumtë dhe të dhunshëm në vendin e ngjarjes ka qënë shumë i qetë, nuk rezulton të ketë patur konflikt me asnjë person, madje nuk është i përfshirë as në ndonjë debat dhe as në komunikim me asnjë person të pranishëm në vendngjarje,"-thuhet në dokument.
DOKUMENTI:
Personat që erdhën vrullshëm kanë sulmuar pa asnjë paralajmërim grupin e vullnetarëve të shtabit elektroral të Partisë Demokratike të Qarkut Elbasan. Nga pamjet filmike rezulton që personat që erdhën vrullshëm kanë goditur menjëherë shtetasin Erjon Demushi, që vazhdonte të filmonte me telefonin e Arjan Hoxhës, kanë goditur vetë shtetasin Arjan Hoxha dhe më pas turma i është turrur të mbrojturit prej meje Arbër Paplekaj. Nga pamjet filmike, që përmban një USB, e vetëdorëzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan nga shtetasi Ymer Xhaferri, babai i shtetasit Klemend Xhaferrit, të shfaqura në seancë gjyqësore dhe që janë administruar në gjykim ka rezultuar, se i mbrojturi prej meje Arbër Paplekaj në momentin kur në vendin e ngjarjes kanë ardhur persona të shumtë dhe të dhunshëm në vendin e ngjarjes ka qënë shumë i qetë, nuk rezulton të ketë patur konflikt me asnjë person, madje nuk është i përfshirë as në ndonjë debat dhe as në komunikim me asnjë person të pranishëm në vendngjarje. Ai është në trotuar dhe në pritje për tu larguar, pasi policia duhet të vijonte procedurat me automjetin tip Mercedes Benz dhe me shtetasin Mehmet Greca që kishte qënë në drejtim të këtij automjeti.
Ka rezultuar e provuar se krejt papritur, në kohë shumë të shkurtër, personat, që ishin bashkë me Arbër Paplekën, por kryesisht vetë Arbër Paplekaj, janë sulmuar nga ky grup i madh personash që kanë ardhur vrullshëm me disa makina, disa prej tyre të armatosur. Bazuar në provat e administruara në gjykim, nga dëshmitë në seancë gjyqësore rezulton që ky grup personash bashkë me viktimën Pjerin Xhuvani kanë ardhur në vendin e ngjarjes për të shpëtuar shtetasin Mehmet Greca, që të mos i nënshtrohej procedurave ligjore nga ana e policisë si dhe të mos evidentoheshin materialet zgjedhore që Mehmet Greca kishte në automjetin e tij. Faktin, që këta persona kanë ardhur në vendin e ngjarjes për të shpëtuar Mehmet Grecën të pranuar nga Prokuroria, e citon edhe gjykata në arsyetimin e vendimit objekt ankimi, pasi është rrethanë shumë e qartë nga aktet dhe provat në dosjen gjyqësore. Është e qartë që Mehmet Greca në këtë moment kishte punë vetëm me policinë dhe ndihma ndaj tij konsistonte pikërisht që ai tu shmagej procedurave ligjore, kontrollit të automjetit dhe shoqërimit të tij në polici. Nga pamjet filmike të shfaqura në seancë gjyqësore dhe të administruara si prova rezulton se këto persona vijnë me shpejtësi, me disa automjete, shumica prej tyre lëvizim së bashku në autokolonë me synim pikërisht vendin e ngjarjes. Nga pamjet filmike janë identifikuar automjetet me targa AA 040 NJ, e tipit Range Rover, ajo me targa AA 001 MN e tipit Mercedes Benz GL, autovetura me targa AB 010 CC e tipit Mercedes Benz C Class, autovetura me targa AB 161 OO, automjetet me targa AA 119 YU dhe ajo me targa AA 035 AG. Nga pamjet filmike të përftuara nga kamerat e sigurisë me Nr. 2, 3 dhe 4 të objektit “Salla operative e firmës KUMRIA”, e cila ndodhet në lagjen “5 Maj” Bashkia Elbasan dhe kanë në fokus kryqëzimin që bashkon rrugën e Universitetit me rrugën “Lef Nosi”, të shfaqura në seancë gjyqësore, ka rezultuar që këto mjete lëvizin në autokolonë, me shumë shpejtësi dhe me drejtim pikërisht vendin e ngjarjes. Sapo këto automjete mbërrijnë në vendin e ngjarjes, ndalojnë në mesin e rrugës duke e bllokuar plotësisht atë dhe prej tyre zbresin një numër i konsiderueshëm personash. Nga aktet provohet që sapo mbërrijnë, ndalojnë në mes të rrugës duke e bllokuar plotësisht qarkullimin dhe pa asnjë paralajmërim, duke shpërfilluar praninë e shumë policëve në vendin e ngjarjes, pa asnjë shkak të justifikuar as ligjor dhe as moralisht, kanë sulmuar personat që ishin me Arbër Paplekën, por kryesisht vetë Arbër Paplekën duke e sharë dhe ofenduar atë rëndë nga familja me një fjalor tejet denigrues, që ka cenuar rëndë dinjitetin e tij njerëzor personal dhe familjar, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe personave që ishin me të, kanë qëlluar me armë zjarri prej së paku nga dy të tilla në drejtim të tij dhe të shokëve të tij duke plagosur dy nga shokët e Arbër Paplekaj, dëshmitarin Pavlo Vuksani dhe Emiljano Prengën.
Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit?
Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri./ZËRI