Aktualitet

Shqipëria e 5-ta në listë! Cilat janë vendet më të mira europiane për gratë në karrierë?

46 vende evropiane iu nënshtruan një rishikimi të detajuar, duke marrë një rezultat total nga 100 bazuar në faktorë të tillë si të ardhurat e grave, përfaqësimi i grave në parlament dhe mundësitë për avancim në karrierë.

f.t
Shqipëria e 5-ta në listë! Cilat janë vendet më të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Pabarazitë në aksesin në punë, përparimin në karrierë dhe shpërblimet janë ende një realitet i përditshëm për gratë në Europë. Në Ditën Ndërkombëtare të Grave një hulmutim i ri zbuloi vendet të cilat ofrojnë mundësi më të mira karriere për gratë. Kombet skandinave, veçanërisht Islanda, u zbuluan se ishin liderë në nxitjen e avancimit të karrierës së femrave.

Studimi, i kryer nga ekspertë në Claims.co.uk, hulumtoi në të dhënat e hendekut gjinor me burim nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF) për të identifikuar vendin më progresiv për punësimin e femrave. 46 vende evropiane iu nënshtruan një rishikimi të detajuar, duke marrë një rezultat total nga 100 bazuar në faktorë të tillë si të ardhurat e grave, përfaqësimi i grave në parlament dhe mundësitë për avancim në karrierë.

Shqipëria renditet e pesta me një rezultat prej 62.93 nga 100, duke udhëhequr vendet evropiane në barazinë e pagave, pavarësisht nga të ardhurat mesatare më të vogla prej 10,100 euro. Në parlament ka 35.7% përfaqësim të femrave, ku 43.8% mbajnë poste ministrore. Vendi sheh gjithashtu pjesëmarrje aktive të femrave në fuqinë punëtore (43.1%), prani të lartë të femrave tek të diplomuarit në STEM (46.7%) dhe pronësi të lartë në firma (16.9%).

Shqipëria e 5-ta në listë! Cilat janë vendet më të
GRAFIKU
Shqipëria e 5-ta në listë! Cilat janë vendet më të
GRAFIKU
Shqipëria e 5-ta në listë! Cilat janë vendet më të
GRAFIKU

Bazuar në këtë hulumtim, Islanda siguroi vendin e parë me një rezultat mbresëlënës prej 86.49 nga 100. Finlanda renditet e dyta (81.72), e ndjekur nga afër nga Norvegjia (68.97).  Në dhjetë vendet e para për gratë në fuqinë punëtore janë Zvicra me 62,57, Lituania me 60,06, Irlanda me 58,17, Danimarka me 55,49 dhe Belgjika me 54,78./ZËRI

Poll

MOS HUMB