
LUSHNJE- Ministri i Brendshëm Taulant Balla, dhe kryebashkiakët Eriselda Sefa, Petro Koçi dhe Fadil Nasufi kanë mbërritur pranë spitalit ku ndodhet, deputeti socialits Bujar Çela. Ata kanë ndjekur nga afër dhe janë interesuar për gjendjen e tij shëndetësore.
Çela ndodhej në pronën e tij fare pranë magazinës, kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm në Lushnje. Ai mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ku ju nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të plagosur kanë mbetur edhe 8 persona të tjerë, ndërsa viktimë mbeti Landi Verçani, drejtuesi i vinçit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në një kapanon në punim e sipër. Shpërthimi i fuqishëm u shkaktua nga kontakti i një vinçi me linjën e tensionit të lartë 5 volt që ndodhej sipër magazinës./ZËRI