
KAMËZ – Një prej personave, përgjegjës për shpërthimin me tritol në një lokal në Kamëz një ditë më parë, ka rënë në prangat e policisë.
I arrestuari është shtetasi B.M, 58 vjeç, banues në Tiranë. 58-vjeçari dyshohet se është një nga personat, që ka vendosur lëndë shpërthyese në ambientet e lokalit.
“U arrestua B. M., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se është njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në rrugën “Donald Trump”, në Kamëz, ku shpërtheu lëndë plasëse”, thuhet në njoftimin e policisë.
Një ditë më parë, më 18 nëntor, në një lokal të marrë me qira nga Oltjon Muçaj, është vendosur një sasi tritoli. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Donald Trump” të qytezës së Kamzës.
Sipas hetimeve, kanë qenë dy persona, të cilët janë afruar pranë biznesit rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe kanë vendosur lëndën shpërthyese.
Autorët dyshohet se kanë vendosur në lokal një sasi prej 50-100 gramë tritol. Si pasojë, janë shkaktuar vetë dëme materiale. /Zëri.ai/