Aktualitet

Shpërthimi me tritol në banesën e motrave Nikolli, çfarë zbuluan kamerat e sigurisë, identifikohet autori

Alda Nikolli ka treguar se ka pasur komunikime prej dy muajsh me Nuredin Dumanin, një marrëdhënie që sipas saj përfundoi me kërcënime

E.K
Shpërthimi me tritol në banesën e motrave Nikolli,
Amarildo Xhanej, motrat Nikolli dhe Nuredin Dumani

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë, nga ngjarja e ndodhur 5 ditë më parë në Elbasan, ku një sasi tritoli u vendos në derën e banesave të motrave Alda dhe Xhovana Nikolli, dhe mbeti i plagosur aksidentalisht fqinji i tyre 26-vjeçar. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, përfshirë hyrjen e pallatit ku jetonin me qira motrat Nikolli, që dy muaj më parë ishin zhvendosur nga Lezha në Elbasan.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, mësohet se hetuesit kanë zbuluar një person, që ka qenë duke lëvizur në zonë, në momentin kur ndodhi shpërthimi me tritol. Policia ka identifikuar personin e dyshuar, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal, por për arsye hetimi, emri i tij nuk bëhet i ditur.

Për atentatin motrat Nikolli kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, me të cilin njëra prej tyre dy muaj më parë kishte nisur një romancë. Duke folur për mediat, Alda Nikolli zbuloi raportin e saj me Nuredin Dumanin, për të cilin tha se ka kushte luksoze në qeli, dhe vendos gjoba nga burgu. Ajo tha se u ndje e përdorur prej tij, me qëllim që kunatit të saj Amarildo Xhanej, t’i hiqej statusi i të penduarit të drejtësisë.

Xhovana Nikolli, e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej) i cili dyshohet si vrasës me pagesë, ka reaguar pasi i vendosën një sasi tritoli në banesën ku jetonte me qira në Elbasan dhe mbeti i plagosur komshiu i saj. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka hedhur akuza se pas sulmit qëndron rivali i partnerit të saj, vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani.

“S’je burrë, por k*rvë”, iu drejtua Giovanna Nikolli, Nuredin Dumanit i cili ndodhet në qeli.

Ajo e sfidon duke iu drejtuar që “nëse ke b*le, hajde vetë e hidh prap tritol”, duke shtuar se Nuredin Dumani, të cilin e quan ordiner, mori në qafë njerëz të pafajshëm.

“Burrni eshte t’merresh me femra! S’je burr po KURV ! Un qa them se terheq mrapsht deri ne frymen e fundit! Nuk jam ajo femer un qe derzohem kaq leht, O Nuredin Dumani Hajde me hidh prap tritol, hajde vet ne qofte se je burr me bole mos nis klysha naten .. Se more n’qaf njerz te gabuar mor ordiner ..”, shkruan ajo. /ZËRI

Poll

MOS HUMB