
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pezulluar masën e pezullimit nga detyra ndaj dy inspektorëve të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lushnjë, Miklovan Petros dhe Ilmi Ukut. Këta të fundit u pezulluan nga detyra pas shpërthimit që ndodhi në kapanonin e deputetit socoialist, Bujar Çela, ku humbën jetën babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha. Ndërsa më herët humbi fuqinë edhe masa ndaj një inspektorit dhe ndaj kryeinspektorit.
Dosja e shpërthimit të 1 marsit 2024 në kapanonin e deputetit socialist Bujar Çela në Lushnjë, ku humbën jetën babë e bir dhe u plagosën 7 të tjerë ka kaluar tashmë për hetime të mëtejshme në SPAK. Megjithatë Prokuroria e Fierit ka ngritur 3 akuza ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili deri më tani është ende në liri. Ndërkohë i vetmi i arrestuar për shpërthimin, biznesmeni, Leonard Gjini, është lënë i lirë. Po ashtu, Prokuroria e Fierit ka ngritur akuza për thuajse të gjithë Inspektoratin Ndërtimin në Lushnjë./ZËRI