Aktualitet

Turisti italian dhe vajza e tij sherr me grushta në lokal tek Skela në Vlorë! Ndërhyjnë Shqiponjat dhe Operacionalet

Policia ka kontrolluar mjetin tip “Range Rover” me targa zviceriane, por nuk ka gjetur armë.

E.K
Turisti italian dhe vajza e tij sherr me grushta në lokal tek Skela në
Pamje nga vendi i ngjarjes

VLORË- Një incident i rëndë është regjistruar këtë të enjte në një lokal në zonën e Skelës në Vlorë. Raportohet se një turist italian, së bashku me vajzën e tij, të cilit kishin ardhur për turizëm dentar në Vlorë janë konfliktuar fillimisht verbalisht e më pas me grushte me kamarierin e një restoranti. Pas sherrit janë larguar për tu rikthyer sërish.

Në momnetin që stafi i lokalit i ka parë, kanë lajmëruar Policinë pasi kanë menduar se kanë armë me vete. Pas marrjes së njoftimi, Shqiponjat dhe Operacionalja kanë ndërhyrë menjëherë. Ata kanë ndaluar makinën tip “Range Rover” dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë, mes tyre dhe nga vlonjat që i shoqëronte.

Policia ka kontrolluar mjetin tip “Range Rover” me targa zviceriane, por nuk ka gjetur armë. Ndërkohë të shoqëruarit po japin dëshminë e tyre në Komisariat./ZËRI

Poll

MOS HUMB