
TIRANË- Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global i qeverisë Amerikane, Richard Nephew ka zhvilluar këtë të enjte një takimin me kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani dhe prokurorët e Posaçëm. Pamjet nga takimi janë publikuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Sipas selisë diplomatike, Nephew dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Në fotot e shpërndara bien në sy dosjet e bëra pirg në zyrat e prokurorëve të Posaçëm.
Reagimi:
Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew pa sot në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK, si dhe përfaqësues të Ministrisë Anti-Korrupsion, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik. Nephew dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së.
Ndërsa më herët, Richard Nephew është takuar me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias shqiptare për të dëgjuar mbi pikëpamjet e tyre për luftën kundër korrupsionit dhe çuarjen përpara të transparencës në qeverisje.
Gjatë takimit, Nephew është shprehur Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë në shkallë globale, përfshirë duke mbështetur organizatat që luajnë një rol të rëndësishëm mbikëqyrës.
Zyrtari i lartë kundër korrupsionit në SHBA është pritur nga i dërguari i SHBA në vendin tonë, David Wisner. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shkruan se vizita e të dërguarit të sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken riafirmon mbështetjen SHBA në luftën kundër korrupsionit dhe reformat në drejtësi.
Postimi:
Sot ne mirëpresim Richard Nepheë, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Kundër Korrupsionit Global. Nepheë po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformat në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe qeverisjen e mirë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai do të takohet me drejtues të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë./ZËRI