
TIRANË- Policia Tiranë ka zbardhur një ngjarje të ndodhur më 19 Janar të këtij viti. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se një sasi lëndë plasëse është vendosur në portën e avllisë në një banesë në Vorë. Banesa është në pronësi të personit të identifikuar me iniciale E.M., ndërsa blutë kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
"Më datë 19.02.2024, rreth orës 05:55, është marrë njoftim se në Marikaj, Vorë, në portën e avllisë së shtetasit E. M., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë ka dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", njofton policia. / Zëri.ai