Aktualitet

E rëndë në Lezhë, i vihet flaka lokalit dhe dy makinave, identifikohet autori

Ernest Cuni dyshohet se i ka vënë flakën një lokali dhe dy makinave në Kalivaç të Lezhës

E.K
E rëndë në Lezhë, i vihet flaka lokalit dhe dy makinave,
Makina ne flake

LEZHË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Kalivaç të Lezhës, ku janë djegur lokali dhe dy makina në pronësi të një 62-vjeçari. Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit, Ernest Cuni, dhe po punohet për kapjen e tij. Ai ka spërkatur me lëndë djegëse lokalin dhe dy makinat, dhe më pas iu ka vënë atyre flakën.

Policia thotë se po vijon intensivisht puna për kapjen e 57-vjeçarit, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast, si dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave.

NJOFTIMI I POLICISË:

Dogji në mesnatë, me lëndë djegëse (benzinë), lokalin dhe 2 automjete të një shtetasi, Policia identifikon brenda pak orësh autorin dhe vijon punën për kapjen e tij.

Pas njoftimit se rreth orës 00:15, në fshatin Kalivaç, Lezhë, ishin djegur me lëndë djegëse (benzinë), lokali dhe 2 automjete të parkuara në afërsi të lokalit, në pronësi të shtetasit P. Gj., 62 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar menjëherë punën për të identifikuar autorin/ët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera në vendin e ngjarjes, brenda pak orësh, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit E. C., 57 vjeç, banues në Lezhë.

Vijon intensivisht puna për kapjen e 57-vjeçarit, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast, si dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB