
PEQIN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Peqin, ku një punonjës i Bashkisë ka humbur jetën, teksa ka qenë duke krasitur pemët në lagjen "Xhami". Dyshohet se Faik Rronci, 58-vjeç ka gjetur vdekjen për shkak se ka rënë nga lartësia, ku ishte duke punuar paraditen e sotme.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të incidentit me pasoja tragjike.
Peqin/Informacion paraprak:
Rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”, është rrëzuar aksidentalisht, punonjësi i bashkisë, shtetasi F. Rr., 58 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/ZËRI