
Foto ilustruese
VLORË- Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në një biznes në zonën e Orikumit. Sipas policisë bëhet fjalë për një sasi të vogël lënde plasëse që është vendosur në një biznes, ndërsa shpërthimi është dëgjuar në të gjithë zonën.
“Gjatë natës, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në ambientet e jashtme të një subjekti në pronësi të shtetasit E. Sh., në Orikum. Si pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale i kaluan prokurorisë kompetente, për veprime të mëtejshme”, thuhet në nioftimin e policisë.
Poll