Aktualitet

KRONOLOGJIA/ Kevin Zeneli ngatërroi shënjestër! Mister dy ‘killerat’ që pagoi për të vrarë Hasanbellin

Kevin Zeneli (Suçi), në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ende të paindentifikuar, si porosi e Kasandër Nogës, kanë qëlluar me armë zjarri drejt një lokali në Don Bosko, për të vrarë Hasanbellin, por ngatërruan objektiv, dhe si pasojë e të shtënave u vra Erion Çela dhe u plagosën katër persona të tjerë.

F.m
KRONOLOGJIA/ Kevin Zeneli ngatërroi shënjestër! Mister dy
Erion Hasanbelli, Kevin Zeneli (Suçi) dhe Kasandër Noga

TIRANË- Dy vite pas masakrës së ndodhur në Don Bosko, ku mbeti i vrarë Erion Çela, si dhe u plagosën katër persona të tjerë: Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj, është zbardhur e gjithë kronologjia e ngjarjes së rëndë.

Kasandër Noga, i cili ndodhet në burg në Belgjikë, në bashkëpunim me Kevin Zeneli (Suçi), i cili është ende në kërkim, kanë zhvilluar takime dhe biseda, kanë siguruar dhe kanë dhënë shuma monetare, me qëllim vrasjen e Geron Hasanbellit dhe të dy nipave të tij, për shkak të një hasmërise të vjetër, që Noga, ka prej disa vitesh me vëllëzerit Erion Hasanbelli alias Mikel Rakipllari dhe Geron Hasanbelli.

Kevin Zeneli (Suçi) më pas ka kontaktuar Ilirian Feçin dhe vëllëzerit Indrit dhe Gentjan Beqiraj, të cilëve iu ka premtuar dhe dhënë si parapagim një shumë monetare.

Zeneli (Suçi) dhe Feçi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime konktrete, takime dhe biseda, janë interesuar për lëvizjet dhe kanë vëzhguar për disa muaj intinerain e mundshëm të lëvizjeve, kanë siguruar mjetet dhe armët, më qëllim vrasjen e Geron Hasanbellit.

Fillimisht, vrasja është marrë përsipër nga vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj, por pas disa kohësh ata janë tërhequr nga frika, dhe për vrasjen e shtetasit Hasanbellit e të nipave të tij, Kasandër Noga dhe Kevin Zeneli (Suçi) kanë kontaktuar persona të tjerë, të paidentifikuar deri tani.

Kështu, më datë 4 janar të vitit 2022, Kevin Zeneli (Suçi), në bashkëpumim me dy persona të tjerë, ende të paindentifikuar, si porosi e Kasandër Nogës, kanë qëlluar me armë zjarri drejt një lokali në Don Bosko, për të vrarë Hasanbellin, por ngatërruan objektiv, dhe si pasojë e të shtënave u vra Erion Çela dhe u plagosën katër persona të tjerë.

Indrit Beqiraj, Gentian Beqiraj, Ilirjan Feçi, ndodhen aktualisht pas hekurave dhe është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’. Noga ndodhet në burg në Belgjikë, dhe ekzekutimi i masës së sigurimit personal ndaj tij do të bëhet nëpërmjet letër-porosisë, ndërsa Kevin Zeneli (Suçi) vijon të mbetet në kërkim.

Në burg është lënë edhe Roland Ahmetsulaj, i cili ka një njësi shërbimi që merret me riparim automjetesh, shërbim karrotreci, shit-blerje automjetesh dhe rezulton se ditën e ngjarjes ka qenë në afërsi të vendngjarjes, dhe ka komunikuar me Kevin Zeneli (Suçi).

Poll

MOS HUMB