Aktualitet

Sot varrimi i Pëllumb Metës, gruaja e tij mban anën e fëmijëve?

Gruaja, e cila e përshkroi bashkëshortin si të dhunshëm, nuk ka shkuar në varrimin e tij

E.K
Sot varrimi i Pëllumb Metës, gruaja e tij mban anën e
Ceremonia mortore

DURRËS- Pëllumb Meta do të përcillet sot për në banesën e fundit në Shënavlash të Durrësit, ndërsa ceremonia mortore po kryhet në banesën e vëllait të tij.

Mësohet se bashkëshortja e 50-vjeçarit, Blerina, nuk ka shkuar në ceremoninë mortore, duke u pozicionuar në këtë mënyrë në krahë të fëmijëve të saj.

Edhe në deklarimet e saj në polici, Blerina Meta ka deklaruar se bashkëshorti i saj ishte i dhunshëm, ndërsa është vënë nën hetim për moskallëzim krimi.

Djali 25-vjeçar i Pëllumb Metës, Hyseni, që dyshohet se është edhe ekzekutori, ka deklaruar në polici të gjithë skenën si ndodhi vrasja, se si e kishin planifikuar krimin së bashku me motrën dhe vëllanë më të vogël. Ai ka treguar se babanë e ka qëlluar 4 herë me pistoletë në dhomën e ndenjes, dhe më pas e kanë zhveshur dhe mbështjellë me çarçafë, duke i fshehur trupin.

Ata e groposën trupin e pajetë në kasollen e bagëtive, ndërsa më pas thurën dhe skenarin për zhdukjen e tij, duke ia çuar makinën në një zonë tjetër të Durrësit. Sipas Hysen Metës, babai i tyre ishte shndërruar në një person të padurueshëm, dhe se donte që ta fejonte motrën me një person pa dëshirën e saj. Konfliktet në familje duket se kanë qenë të vazhdueshme, ndërkohë që bashkëshortja e Pëllumb Metës, Blerina, ka qenë në dijeni të krimit, por nuk ka denoncuar fëmijët e saj.

Fillimisht vrasja u mor përsipër nga 19-vjeçarja Hygerta Meta, por pas mbledhjes së provave, rezultoi se ekzekutori ishte pikërisht Hysen Meta. Vrasja ka ndodhur mesditën e datës 10 Shkurt, ndërsa 3 ditë më pas ekzekutori shkoi dhe e deklaroi të zhdukur babanë e tij në polici./ZËRI 

Poll

MOS HUMB