
Foto ilustruese
SHKODËR- Një makinë e parkuar ka shpërthyer në flakë në Shkodër. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lin Delija”. Makina mësohet se është në pronësi të një 35-vjeçari. Fatmirësisht si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Policia dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj. Mterialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./ZËRI
Poll