
Foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria këtë të shtunë do të karakterizohet nga një mot me temperatura më të ngrohta. Kjo për shkak të ndikimit të masave ajrore perëndimore.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 0°C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim i ulët./ZËRI
Poll