Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Lezhë, lëndohet i moshuari

I moshuari i identifikuar si Shtjefen Tushi, 70 vjeç, është lënduar pasi në momentin e shpërthimit ka qenë duke bërë një kafe. 

k.m.
Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Lezhë,
Pamje nga Lezha

LEZHË- Një bombol gazi ka shpërthyer këtë pasdite në katin e tretë të një pallati në lagjen “Besëlidhja”.  Në momentin e shpërthimit në banesë kanë qenë vetëm një çift të moshuarish, por nga flakët është lënduar vetëm bashkëshorti. I moshuari i identifikuar si Shtjefen Tushi, 70 vjeç, është lënduar pasi në momentin e shpërthimit ka qenë duke bërë një kafe. 

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në lagjen "Besëlidhja", Lezhë, në banesën e shtetasit Sh. T. 91 vjeç, ka shpërthyer një bombël gazi (bombël e vogël kafeje), ku si pasojë ka marrë dëmtime të lehta fizike 91-vjeçari, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Duke qenë se ka tentuar që të fikë zjarrin, ka marrë lëndime nëpër duar, ndaj edhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore./ZËRI

Poll

MOS HUMB