Aktualitet

Përplasja me Policinë dhe vezë në muret e Bashkisë/ Çfarë ndodhi në protestë?

Qytetarët u mblodhën para Bashkisë, ndërsa mes tyre nuk mungoi as vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

f.t
Përplasja me Policinë dhe vezë në muret e Bashkisë/
PAMJE NGA PROTESTA

TIRANË- Opozita doli sot në protestë para Bashkisë së Tiranës. Qytetarët u mblodhën para Bashkisë, ndërsa mes tyre nuk mungoi as vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Po ashtu, nuk munguan as deputetë të Partisë Demokratike, si Gazment, Bardhi; Flamur Noka; Saimir Korreshi, etj. Nuk mungoi as ish-kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë", Belind Këlliçi. Përreth 1 orë protestuesit bllokuan rrugën para bashkisë dhe nisën të godasin me vezë dhe mollë godinën. Siç duket edhe në fotot e LSA, ka patur shtyrje mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë.

Përplasja me Policinë dhe vezë në muret e Bashkisë/
PAMJE NGA PROTESTA
Përplasja me Policinë dhe vezë në muret e Bashkisë/
PAMJE NGA PROTESTA
Përplasja me Policinë dhe vezë në muret e Bashkisë/
PAMJE NGA PROTESTA
Përplasja me Policinë dhe vezë në muret e Bashkisë/
PAMJE NGA PROTESTA

Tensionet nisën në momentin që këshilltarët opozitarë dhe disa protestues tentuan të futen brenda bashkisë për të dorëzuar një kërkesë për mbledhje urgjente të këshillit, por mes tensionit, nuk u lejuan nga Policia. Megjithatë në fund, ata kërkuan që dyert e bashkisë të hapeshin për qytetarët, u futën vetë duke dorëzuar në protokoll kërkesën e tyre.

Ilir Alimehmeti, Dorjan Teliti, Tedi Blushi dhe Adriana Kalaj dhe të tjerë hynë me vështirësi në bashki, për të depozituar shkresën për mbledhje. 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB