
Paratë dhe sendet e sekuestruara
GREQI- Një 48-vjeçare shqiptare dhe një burrë grek janë vënë në prangat e Policisë një ditë më parë në Selanik pasi u kapën duke transportuar drogë me taksi. Raportohet se lënda narkotike ishte fshehur në sediljen e pasme të mjetit.
Droga, e llojit heroinë, e cila kapte peshën e 1 kilogram e 980 gramëve ishte ndarë në katër pako. Sipas mediave greke drejtuesi i mjejtit sapo ka pikasur policët ka tentuar të ia mbathë por më kot.
Policia ka sekuestruar automjetin, 3 aparate celularë dhe një shumë parash prej 590 eurosh, të cilat iu gjetën dy të arrestuarve./Zëri.ai
Poll